I riu shqiptar u masakrua me thikë dhe shufër hekuri, gjykata shpall fajtorin e krimit të rëndë (Emrat)

Oct 21, 2020 | 20:44
SHPËRNDAJE

Një punëtor kuzhine në Brighton është gjetur fajtor për vrasjen me thikë të një 21-vjeçari shqiptar, i cili u masakrua në banesën e tij në zonën Prestonville.

Serxhio Marku

Francesco D’Agostino, 45- vjeç, u gjet unanimisht fajtor nga një juri këtë pasdite (e mërkurë 21 tetor).

D’Agostino mohoi vrasjen e Serxhio Markut dhe u përpoq të fajësonte një tjetër italian, Giuseppe Petriccione, i cili ishte gjithashtu i akuzuar për vrasje.

Por Petriccione, 46-vjeç, u shpall i pafajshëm nga juria në Brighton Crown Court pas një gjykimi i cili filloi pak më shumë se katër javë më parë.

Alan Kent, duke ndjekur penalisht, i tha jurisë se D’Agostino goditi me thikë Markun për vdekje në orët e para të së mërkurës së 11 shtatorit të vitit të kaluar.

_115018450_dagostino

I riu shqiptar kishte ardhur në banesën e D’Agostino për të shpërndarë drogë, kur u tërhoq brenda dhe u ther.

Petriccione ishte gjithashtu në banesë por mohoi çdo përfshirje. Kent tha se Z. Marku u përpoq me dëshpërim të shpëtonte dhe gjurmë gjaku u gjetën në kornizën e derës së përparme, çka do të thotë se ka pasur një përleshje të dhunshme.

Marku u tërhoq përsëri brenda dhe u godit me thikë si dhe me një shufër metalike në mënyrë të përsëritur, duke e lënë atë pa ndjenja në dyshemenë e kuzhinës.

Pavarësisht përpjekjeve të gjera nga policia dhe mjekët për të shpëtuar jetën e Z. Marku, ai u shpall i vdekur në Spitalin Royal County Sussex, në Kemp Town, dy orë më vonë.

Gjykata pritet të shpallë vendimin e dënimit për autorin e ngjarjes gjatë ditës së nesërme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura