FOTO/ Skafisti shqiptar që transportoi me jaht 90 klanestinë sirianë në Itali

Aug 4, 2015 | 22:11
SHPËRNDAJE

Crotone- Janë dy skafistë, njëri sirian dhe tjetri shqiptar që ishin në komandën e një jahti, që mbante 86 emigrantë, 27 prej tyre të mitur të cilët janë arrestuar në brigjet e Crotone nga Guardia di Finanza.

Dy trafikantet e arrestuar
Dy trafikantet e arrestuar
Shafik Sahyouni Hussam, nga Siria, 32-vjecar, dhe Edvin Ballcaj, shqiptari 37 vjecar, janë identifikuar në përfundim të një hetimi të kryer nga agjentët e skuadrës së lëvizshme të Crotone me ndihmën e disa prej emigrantëve.

Edhe pse shumica e tyre nuk kanë për qëllim të ofrojnë ndonjë formë bashkëpunimi, nga frika e hakmarrjes nga ana e bashkëpunëtorëve të tjerë të organizatës kriminale që transportojnë emigrantë të paligjshëm në Itali, kanë treguar detaje qe kane cuar autoritetet ne arrestimin e dy skafiesteve trafikante.

skafi-i-klandestineve-2

Hetimet kanë treguar se refugjatët kishin lënë brigjet e Turqisë më 29 korrik në bordin e një jahti prej 15 metra të gjatë të udhëhequr nga dy trafikantët të cilët u arrestuan me akuzën se kanë ndihmuar emigracionin e paligjshëm.

Sipas mediave italiane, dy të arrestuarit ishin fshehur mes klandestinëve dhe hiqeshin si të tillë.

skafi-i-klandestineve-1

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura