FOTO/ Sfida jetike për finalen, “vjehrri” i Keidi Bares drejton Atletikon ndaj Arsenalit

May 3, 2018 | 19:36
SHPËRNDAJE

Atletiko e Madridit luan sot një sfidë jetike për sezonin, atë gjysmëfinale në Ligën e Europës, përballë Arsenalit. Takimi i parë ka përfunduar me shifrat e barabarta 1-1, edhe pse pas shumë polemikash nga ana e spanjollëve, për vendimet e gjyqtarit.

bare-780x439

Karton të kuq morën Vrsaljko, ndeshjen e parë, po ashtu edhe trajneri Diego Simeone, që këtë takim nuk do mund të drejtojë nga stoli. Sot do të jetë German Burgos, ndihmësi i “çolos”, ai që do të ketë çelësat e ekipit, sigurisht sipas direktivave të Simeones.

1-59

Por, kujtojmë që Burgos është edhe në një farë mënyrë “vjehrri”, i mesfushorit shqiptar tek Atletiko e Madridit B, Keidi Bare. Shqiptari është në një lidhje me vajzën e Burgos, Florencia, dhe këtë marrëdhënie e vazhdojnë prej kohësh.

6-25

florencia burgos

simeone mono burgos

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura