FOTO/ Ronela Hajati gjen mashkullin ku mund të mbështetet

Mar 22, 2016 | 12:20
SHPËRNDAJE

Edhe pse refuzojnë të dalin hapur çift, nuk mund ta fshehin më lidhjen e tyre. Këngëtarët Ronela Hajati dhe Young Zerka janë 24 orë në 24 bashkë, që do të thotë se nuk ndahen jo vetëm në koncertet që kanë vendosur t’i planifikojnë çift, por edhe në festat ku janë të ftuar.

Kështu, në party-n e “Albtelecom”, Ronela është fotografuar shumë pranë Zerkës, në një moment kur ishte mbështetur në supin e tij, që tregon dhe afrimitetin e mohuar mes tyre.

bxsfh

Young Zerka ka publikuar klipin “Like Rihanna”, pasi i pëlqejnë vajzat e këqija. Nuk e dimë nëse Ronela është një prej tyre, edhe pse nga stili i prezantimit në skenë duket e tillë. Le të shohim nëse do të ketë lidhje të qëndrueshme mes dy artistëve, të cilët u afruan më shumë me njëri-tjetrin pas prishjes së bashkëpunimit me “Max Production”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura