Foto që po bën xhiron e botës, historia e sirianit që u shpëtua nga turistët pas 13 orësh në det

Sep 1, 2015 | 17:33
SHPËRNDAJE

Një foto mes një turisteje dhe një siriani duke u përqafuar ka bërë xhiron e botës. Mediat ndërkombëtare shkruajnë se një shtetas sirian është shpëtuar nga disa turistë pasi kishte 13 orë që luftonte i vetëm me dallgët në det të hapur.

Turistja dhe siriani i shpetuar nga mbytja
Turistja dhe siriani i shpetuar nga mbytja

“Ishte pothuajse i pavetëdijshëm kur e nxorëm nga uji”,- tregon Sandra Tsiligeridu në profilin e saj në “Facebook”, nga ku publikoi edhe fotot më të mbijetuarin.

Mediat ndërkombëtare shkruajnë se kjo është nga të paktat histori që ka përfunduar për mirë ndër mijëra refugjatë sirianë që i drejtohen brigjeve të Europës.

Gruaja që e shpëtoi turistin nga mbytja e sigurt në det, është kthyer në një heroinë në mediat online dhe rrjetet sociale. Për të shkruhet se ka qenë një ish-modele greke, tashmë e martuar me një mjek dhe që ka tre fëmijë.

Tek sa po pushonte në bordin e një varke me burrin dhe disa miq pas kthimit nga një ekskursion në ishullin e Pserimos, ajo konstatoi një person në det dhe më pas ndaluan për ta shpëtuar.

Emri i refugjatit sirian është Mohamed dhe ai ishte nisur nga Turqia me një varkë bashkë me 40 bashkëkombës, kur në një mot të keq dhe me shumë dallgë, skafistët humbën një pjesë të varkës.

I mbijetuari në këtë kohë u fut në det për të rikuperuar pjesën e shkëputur të varkës, por dallgët e mëdha dhe rryma e fortë bënë që ai të shkëputej shumë nga bashkudhëtarët e tjerë duke e bërë të pamundur marrjen e tij në kuvertë.

Agjencia e lajmeve “Ansa” shkruan se në këëtë moment atij iu hodh një jelek shpëtimi. Pas 13 orësh në det, fatmirësisht një varkë turistësh e identifikon atë duke i dhënë ndihmën e parë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura