FOTO/ Mbytet aksidentalisht te Shkëmbi i Kavajës një 56-vjeçare

Jun 26, 2016 | 7:59
SHPËRNDAJE

Një grua 56 vjeçe ka humbur jetën si pasojë e mbytjes në zonën pranë Shkëmbit të Kavajës.13551197_10209741816687943_2088653555_n copy

F.B., banuese në Tiranë është mbytur në det aksidentalisht thuhet nga Policia.

Ngjarja ka ndodhur tek “Arbëri” në zonë e Shkëmbit të Kavajës rreth orës 20:00.

56-vjeçarja ndodhej bashkë me vajzën e saj dhe doli nga uji në gjendje të rëndë.

Një mjek i cili ndodhej rastësisht aty i ka bërë masazh kardiak, por pa mundur ta risjellë në jetë.

Ndërkohë, ambulanca ka ardhur rreth 40 minuta pas telefonatës për ndihmë.

Shkak është bërë dhe ngushtica e rrugëve që ambulanca të afrohej në vendin ku ndodhej e shtrirë gruaja.

Kjo detyroi disa burra që ta merrnin me batanije dhe ta dërgonin te ambulanca.

Ajo u dërgua në Spitalin e Durrësit për ndihmë të parë, por nuk mbijetoi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura