FOTO/ Mbrëmja gala e “Topit të Artë”, futbollistja shqiptare bën shqiponjën në mes të Parisit

Dec 3, 2019 | 9:32
SHPËRNDAJE

Futbollistja me origjinë shqiptare, Kosovare Asllani, ishte prezente dje në mbrëmjen gala të “Topit të Artë”, teksa nuk ka nguruar të pozojë me simbolin e shqiponjës në tapën e kuq, në ceremoninë e organizuar në Paris.

Asllani Kosovare

Asllani, e cila përfaqëson Suedinë në futbollin e femrave, ishte e nominuar për të fituar “Topin e Artë” për femra. Kosovarja është shqiptarja e parë e cila ka arritur ta veshë fanellën e Realit të Madridit.

kOSOVARE ASLLANI

Ajo ka dhënë kontribut të madh në Kampionatin Botëror për femra, duke i mundësuar Suedisë vendin e tretë.

Asllani Asllani SUedia

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura