FOTO/ Mbetën pa drita 2500 abonentë, shkak u bë ky qytetar. Ja arsyeja

Dec 8, 2016 | 13:20
SHPËRNDAJE

Për problemet me mungesën e energjisë nuk janë të panjohura rastet kur fajtorë janë vetë konsumatorët. Ka ndodhur sot në Tiranë, kur një qytetar teksa punonte për rregullimin e dritares së garazhit të vet dëmtoi një Fider, duke lënë pa energji 2500 abonente.

garazh

OSHEE bën me dije se Rreth mesditës së sotme, nga strukturat e despecerisë, jepet njoftimi se, Fidri L17 është dëmtuar nga shtetasi Astrit Kërçiku, i cili po punonte në ambient privat për rregullimin e dritares në garazh.

garazh1

Ky dëmtim, preku 17 kabina, duke lënë pa energji elektrike rreth 2500 abonentë të zonave nga “Rruga e Elbasanit”, përballë Ambasadës Amerikane, duke vijuar më tej pranë zonës së ish-stadiumit “Qemal Stafa”, dhe deri te Garda e Republikës, pranë liqenit.

OSHEE, mori menjëherë masa, duke bërë marrë energji nga një lidhje tjetër unazore, dhe rikthimin e energjisë elektrike brenda 20 minutash.

garazh2

Ndaj shtetasit u bë kallëzimi në polici, për të vijuar më tej hetimet! 

OSHEE vijon tu bëjë thirrje si firmave private, ashtu edhe individëve të bëjnë kujdes për punimet që kryejnë, për të evituar çdo incident të mundshëm me pasoja të larta për kompaninë dhe abonentët.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura