FOTO/ Ky është 27 vjeçari i ekzekutuar me disa plumba në Vlorë

Dec 1, 2020 | 22:07
SHPËRNDAJE

Ky që shihni në foto është i riu i vrarë mbrëmjen e sotme me armë zjarri në qytetin e Vlorës.

248883_106660986092107_6265329_n

27 vjeçari Benjamin Bezhani u gjeti i vdekur brenda makinës së tij dhe ishte një kalimtar ai që ka lajmëruar policinë.

Njoftimi:

Më datë 01.12.2020, rreth orës 21:00, në Sallën Operative Vlorë ka ardhur një  telefonatë nga një qytetar se në Fushë- Dukat, Orikum një automjet ka ndaluar në rrugë dhe brenda tij ka një person të pa jetë.

Menjëherë kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe kanë konstatuar të pajetë shtetasin B. B., rreth 27 vjeç, dyshohet ka humbur jetën nga përdorimi i armës së zjarrit.

Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë dhe të  Stacionit të Policisë Orikum kanë ngritur pika kontrolli dhe po kontrollojnë zonën për shoqërimin e personave të dyshuar si autorë të ngjarjes apo që mund të kenë dijeni për ngjarjen.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura