FOTO/ Kush është i plagosuri i rastësishëm në Masakrën e Elbasanit

Feb 5, 2016 | 9:45
SHPËRNDAJE

Hetimet për personat e plagosur dhe tre të vrarët në Masakrën e Elbasanit kanë nxjerrë detaje të tjera në dritë.

Ardjan-Zharri1Një prej të plagosurve, Ardjan Zharri, sipas hetimeve rezulton se nuk kishte asnjë lidhje farëfisnore apo miqësie me Çapjet.

Burime për “Panoramën” nga vendngjarja thonë se Ardhan Zharri ishte i rastësishëm në këtë tragjedi.

Ai kishte shkuar në lokal për të parë një ndeshje të Serisë A italiane. Hetimet tregojnë se Zharri nuk ka precedentë penalë dhe lidhje me Çapjat.

NGJARJA

Në atentatin e ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në periferi të qytetit të Elbasanit mbetën tre persona të vrarë dhe shtatë të tjerë të plagosur.

Katër persona të veshur me uniformë policie dhe të armatosur me kallashnikovë hapën zjarr në drejtim të lokalit ku ndodheshin pjesëtarë të familjes Çapja dhe të afërm të tyre.

Agron dhe Arnold Çapja, vëllezërit e Sokol Çapjes
Agron dhe Arnold Çapja, babë e bir

Ngjarja sipas policisë ka si motiv vrasjen e Sokol Çapjes në vitin 2005 nga Gentian Beqiraj dhe zinxhirin e vrasjeve për hakmarrje që pasuan më pas konfliktet mes dy familjeve të njohura të Elbasanit.

Viktimat:

Agron Çapja

Ardit Sinakolli

Eno Bedalli

Të plagosurit:

Fejzulla Çapja

Florenc Çapja

Arnold Çapja

Ferit Muça

Luan Muça

Bujar Reshka

Ardian Zharri

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura