FOTO+VIDEO/ U arrestua në Vlorë, kush është bashkëpunëtori i Met Kananit, roli që kishte në grupin kriminal

Sep 13, 2018 | 23:16
SHPËRNDAJE

Policia e Vlorës ka arrestuar sot një shtetas i cili ka qenë prej kohësh në listën e të kërkuarve të policisë si i përfshirë në trafikimin e lëndëve narkotikëve.

Në njoftimin e sotëm policia bën me dije se në pranga ka rënë Besmir Lupi, për të cilin Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda Tiranë ka dërguar urdhrin për  ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda Tiranë Nr.96 datë 11.05.2018, e cila i ka caktuar masën e sigurimit personal  “Arrest me burg”, për veprën penale të “Trafikimit të narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, dhe “Krijimit të grupit të strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 283/a/2, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

Por kush është Besmir Lupi?

Besmir Llupi

Emri i tij është bërë publik që në 11 maj 2018, në kuadër të operacionit “Precizioni” ku u shkatërrua grupi kriminal i “Eskobarit” të Ballkanit, Met Kananit.

Në njoftimin e datës 11 maj  2018 policia shkruante se: Në fund të veprimeve policore, u ekzekutua vendimi Nr.96, i datës 11 maj 2018 të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, e cila kishte caktuar masën e sigurisë personale “Arrest me burg”, për:  B.Ll., 32 vjeç, banues në Vlorë (aktualisht në burg në Turqi).

Ndërsa në skemën se si grupi me 18 anëtarë Lupi kishte rolin e transportuesit.

Operacioni_precizioni

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura