FOTO/ Ja mësuesi që ngacmonte nxënësen, kur i shkoi policia në klasë…

May 12, 2017 | 9:59
SHPËRNDAJE

Personi që shihni në këtë foto eshte mësuesi i matematikës në shkollën 9- vjeçare “Mustafa Lleshi”, në Kashar të Tiranës, i arrestuar pas denoncimit për ngacmim seksual të një nxënëseje të klasës së shtatë. I arrestuari është Hasan Martani, 64 vjeç, i cili për një vit dilte në pension, shkruan “Panorama”.

Mësuesi i arrestuar, Hasan Martani
Mësuesi i arrestuar, Hasan Martani

Martani ishte mësuesi kujdestar i vajzës 14-vjeçare J.H., ndërsa në këtë shkollë jepte mësim prej 9 vitesh. Burime nga Policia e Tiranës thanë dje se Hasan Martani është arrestuar mesditën e së martës në ambientet e shkollës, me akuzën e kryerjes së veprave të turpshme me të mitur.

Burimet thanë se përveç kallëzimit që i është marrë 14-vjeçares, prindërit e saj kanë dorëzuar si provë edhe disa mesazhe që ai i kishte dërguar vajzës në rrjetin social Facebook. Pavarësisht padisë dhe provave të paraqitura në polici nga pala tjetër, gjatë deklarimeve që ka dhënë në Komisariatin nr.6, mësuesi 64-vjeçar ka mohuar akuzën. Ai është shprehur se vajza mund ta ketë keqkuptuar në ndonjë veprim apo afrimitet që mund të ketë treguar me të, për shkak se ajo ishte nxënëse e mirë. Por sipas tij nuk ka ndodhur asgjë më shumë dhe veprime të tilla nuk i ka kryer asnjëherë gjatë karrierës së tij.

ARRESTIMI

Policia e Tiranës tha dje se është arrestuar shtetasi Hasan Martani, 64 vjeç, më- sues në një shkollë 9-vjeçare, pasi në mënyrë të përsëritur, në ambientet e shkollës, ka kryer veprime të turpshme me një nxënëse 14 vjeçe. Arrestimi i tij është kryer mesditën e së martës, në kohën që ai po jepte mësim në shkollën “Mustafa Lleshi”.

Dy punonjës Policie të Komisariatit nr.6 janë futur brenda në shkollë dhe pasi kanë pyetur fillimisht drejtoreshën për prezencën e tij në shkollë apo jo, dhe i kanë sqaruar arsyen pse ndodheshin aty, kanë thirrur mësuesin Martani që të dilte nga klasa.

Për të shmangur prangosjen e tij në prezencë të nxënësve që po u jepte mësim, oficerët e Policisë i kanë kërkuar mësuesit që të dilte me ta në oborrin e shkollës dhe më pas i kanë bërë të ditur arsyet e arrestimit të tij.

Në përballjen e parë me punonjësit e Policisë, 64-vjeçari ka shprehur habi për akuzën e ngritur ndaj tij dhe për shoqërimin, duke mohuar që në momentin e parë të kishte kryer një veprim të tillë.

ETLEVA DELIA /PANORAMA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura