FOTO E RRALLË/ Shikoni si dukeshin Mesi dhe bashkëshortja e tij 21 vite më parë

Apr 22, 2019 | 11:50
SHPËRNDAJE

Një foto e rrallë është duke bërë xhiron e internetit. Bëhet fjalë për çiftin Lionel Mesi dhe Antonela Rokuco. Të dy ishin fëmijë asokohe dhe po shijonin verën së bashku në plazhin e “Punta Mogotes” në Argjentinë, një vend turistik bregdetar.

Mesi Antonela

Fotoja i përket vitit 1998, teksa Mesi ishte vetëm 10 vjeç. Mediat argjentinase zbulojnë se “Pleshti” kishte udhëtuar skuadrën e Njull Bojs, rreth 74 kilometra nga qyteti i tij, për të zhvilluar një turne.

Ai shfrytëzoi një ditë pushimi për t’u çlodhur në plazh me Matias Peze, Lukas Shalia dhe kushërirën e Scaglias, Antonela Rokuco.

familja-192ec7bd59fd2a47311c8ad6529f7926e65453761645896f

Ata shoqëroheshin nga familjarët e Shaias dhe Rokucos, të cilët kishin udhëtuar për t’i shikuar turneun, si dhe prindërit e Pece. Ndërkohë babi dhe nëna e Mesit kishin qëndruar në Rosario. Kapiteni i Barcelonës u martua me dashurinë e fëmijërisë në vitin 2017 dhe kanë 3 fëmijë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura