FOTO/ Djali i Fatos Nanos, një baba shembullor

May 22, 2016 | 13:52
SHPËRNDAJE

Tashmë nuk është në qendër të vë- mendjes, sepse babai i tij nuk është më në politikë. Sokol Nano, djali i ish-kryeministrit socialit Fatos Nano, ka qenë rreth tri vite më parë në qendër të medias, sepse i dha fund martesës së tij njëvjeçare dhe një bashkëjetese shumë të gjatë.

Në krah të Sokolit, i cili njihet edhe si pronar i një pub-i të njohur në zonën e ish-Bllokut, më pas u pa një vajzë e re me të cilën me siguri ai tashmë ka krijuar familje. Paparaci ynë e fotografoi Sokol Nanon, tashmë 37 vjeç, duke shëtitur fëmijën e tij me karrocë në zonën e Liqenit Artificial.

Babai i ri duket shumë entuziast, pasi nuk reziston dot dhe luan herë pas here me bebin, duke e kapur nga këmbët. Ne i urojmë jetë të gjatë fëmijës dhe jetë të lumtur në familje.

pap2

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura