Formimi i Qeverisë së re, Haradinaj zbardh bisedën me ambasadorin britanik

Jun 14, 2017 | 13:37
SHPËRNDAJE

Kandidati për kryeministër, Ramush Haradinaj, ka takuar sot ambasadorin britanik Ruairi O’Connell.

1

Haradinaj thotë se gjatë takimit me të, ai e ka siguruar ambasadorin se do të angazhohet për ta formuar Qeverinë dhe për adresimin e çështjeve që, sipas tij, kërkojnë zgjidhje urgjente.

Postimi i plotë i Haradinajt:

Sot pata kënaqësinë ta pres në takim Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Ruairi O’Connell, me të cilin folëm për procesin zgjedhor dhe për krijimin e institucioneve të reja të Kosovës.

E sigurova Ambasadorin O’Connell, për angazhimin maksimal timin dhe të partnerëve, për krijimin e Qeverisë së re dhe për adresimin e çështjeve, që kërkojnë zgjidhje urgjente, që nga sundimi i ligjit, proceset integruese e deri te zhvillimi ekonomik i vendit.

I përcolla mirënjohjen time për angazhimin e Mbretërisë së Bashkuar, në mbështetjen e Kosovës dhe proceseve të saj demokratike dhe njëkohësisht kërkesën për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar.

RH

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura