FORMACIONET ZYRTARE| Kuqezinjtë e Nevil Dedes kërkojnë triumfin e parë, ja si do të rreshtohen ndaj Islandës

Nov 19, 2019 | 14:16
SHPËRNDAJE

Do të startojë në orën 14:30, sfida mes Shqipërisë U19 dhe Islandës U-19 e vlefshme për turneun eliminator që është duke u zhvilluar në Belgjikë.

u19-kombetarja

Kuqezinjtë e Nevil Dedes, do të kërkojnë ta mbyllin me dinjitet këtë kompeticion, pas 2 humbjeve të regjistruara në 2 përballjet e para ndaj Greqisë me rezultatin 5-1 dhe ndaj vendasve të Belgjikës ku u mposhtën me rezultatin 2-1.

Një situatë e pashpresë për sa i përket kualifikimit, teksa humbja ndaj Greqisë, e fundosi Shqipërinë, edhe pse objektivi në fillim të këtij kompeticioni ishte kualifikimi për në elite raund.

Për sa  i përket përballjesë së sotme, trajneri Dede ka bërë disa ndryshime, duke filluar nga porta që i është besuar talentit të Besës, Dabjani, ndërkohë që reparti i sulmit do të përbëhet nga treshja, Broja, Çuni dhe Dobra.

FORMACIONET ZYRTARE:

SHQIPËRIA U-19: Dabjani, Shiba, Pici, Hoxha, Ndrecka, Sadikaj, Shima, Beqja, Dobra, Çuni, Broja. Trajner: Nevil Dede.

ISLANDA: Andreson, Barkarson, Thorvaldson, Stefanson, Gislason, Ingason, Kjartanson, Baldurson, Valgeirson, Johaneson, Gudjohnsen.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura