Fluks emigrantësh në pikat e kalimit kufitar

Dec 30, 2012 | 10:06
SHPËRNDAJE
Foto Ilustruese

Edhe këtë vit numri i shqiptarëve që jetojnë dhe punojnë jashtë vendit, dhe që kanë zgjedhur për të festuar ndërrimin e viteve në Shqipëri është i madh.

Të dhënat fundit që vijnë nga autoritetet kufitare bëjnë me dije se në 24 orët e fundit nëpërmjet Kakavijës kanë hyrë 5739 persona dhe dhe 1397 mjete. Ndërkaq, kanë dalë nga Shqipëria 3297 persona dhe 742 mjete.

Pala shqiptare është duke punuar me 5 sportele në hyrje dhe katër në dalje, ndërsa ajo greke po punon me 3 sportele në hyrje dhe po kaq në dalje.

Në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës numri i personave që kanë hyrë në 24 orët e fundit është 4277, ndërsa 981 është numri i automjeteve. Sipas të dhënave zyrtare gjatë këtyre 24 orëve kanë dalë 1854 persona, dhe 838 mjete.

Ndryshe nga herë të tjera, autoritetet njoftojnë se lëvizja po vazhdon pa probleme dhe nuk ka patur rradhë të gjata.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura