Floriana Garo, në after-party momente intime me Tedin

Dec 30, 2012 | 10:55
SHPËRNDAJE


Parashikuesja e motit në “ABC News”, Floriana Garo, mund ta konsiderojë këtë fundvit atë me më fat, pasi menjëherë pas prezantimit të koncertit në sheshin “Nënën Tereza” ku ishte e ftuar Rita Ora, u ngjit në Pallatin e Kongreseve si bashkëprezantuese në krah të Enkel Demit. Edhe pse në dy netët e fundit prezantoi me zë të ngjirur, ajo sërish u komenta si një prezantuese e mirë, klasike, siç i duhet formatit të programit. Në after party-n me këngëtarët pas natës finale që u organizua në “Vila Mercedes” në Tiranë, Floriana Garo i ka kushtuar vëmendje të fejuarit të saj Tedi, duke pozuar si dy të dashuruar, siç e shihni në foto.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura