Flet mjeku i Enverit: Gabimi diagnostik i Isuf Kalos që desh vdiq Sokol Hoxhën

Dec 16, 2017 | 9:07
SHPËRNDAJE

AFRIM IMAJ/ Në vijim të rrëfimit të tij në “Panorama” për kohën kur ka punuar pranë Enver Hoxhës si mjek i tij personal, profesor Hektor Peçi bën vlerësimin e tij për profesor Isuf Kalon, mjekun që e zëvendësoi pas largimit të tij nga Blloku.

Enver Hoxha dhe Sokoli/ Foto ekskluzive nga arkivi i tij personal
Enver Hoxha dhe Sokoli/ Foto ekskluzive nga arkivi i tij personal

Ai e cilëson Isuf Kalon, mjek me pak përvojë, që nuk kishte punuar asnjëherë në klinikat e spitaleve të kohës, por që çuditërisht kishte mbërritur të ishte mjek i klinikës speciale të udhëheqjes së partisë.

Për profesor Peçin, paaftësia e Isuf Kalos arriti kulmin kur nuk arriti dot të bëjë diagnostikim e apandesitit të djalit të Enver Hoxhës, Sokolit, i cili rrezikoi jetën duke e nisur me urgjencë në Francë për trajtim të specializuar.

“Isufi u hoq nga Enveri për shkak se desh vdiq Sokoli, për një gabim trashanik diagnostik. Mirëpo, largimi i Isuf Kalos i bënte dëm Fejzi Hoxhës, i cili ishte i moshuar dhe duhej të ishte pranë udhëheqjes, sepse specialistë të tjerë nuk kishte, unë dhe Isufi kemi qenë endokrinologë. Profesor Fejziu kërkonte të linte një zëvendësues të tij në klinikën speciale. Dhe se si iu besua Isufit kjo punë, e ka thënë dhe Liliana në një intervistë të saj, kur në një moshë fare të re, pa përvojë, mori përsipër shëndetin e Enver Hoxhës dhe të udhëheqësve të tjerë”- tregon ai në “Panorama”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura