Flet mjekja/ Hipertensioni, nga se shkaktohet dhe si ta mbajmë nën kontroll

Nov 9, 2016 | 12:12
SHPËRNDAJE

Edhe sëmundjet e veshkave bëhen sh kak për shfaqjen e hipertensionit, madje në një përqindje më të lartë në raport me sëmundje të tjera, siç janë diabeti, tumori i gjëndrave mbiveshkore apo tiroidet. Mjekja nefrologe, Benereta Hoxha, thotë se në 17% të rasteve hipertensioni shkaktohet nga mosfunksionimi si duhet i veshkave dhe në vetëm 3% nga faktorë të tjerë, në mesin e të cilëve përfshihen edhe mbipesha, yndyrat e larta, konsumimi i alkoolit dhe duhanit etj.

Ndërkohë në pjesën dërrmuese shkaktarët që çojnë në hipertension mbeten të panjohur. Në intervistën dhënë për gazetën, doktoresha bën me dije po ashtu edhe kategoritë që janë më të rriskuara. Sipas saj, më e predispozuar për t’u prekur nga kjo sëmundje është mosha mbi 40-45 vjeç për burrat dhe 50-55 vjeç për gratë.

MJEKJA NEFROLOGE, BENERETA HOXHA
MJEKJA NEFROLOGE, BENERETA HOXHA

Cilat janë vlerat normale të tensionit arterial?

Tensioni arterial është presioni që ushtron gjaku në arteriet sistemike të trupit. Ai luhatet midis dy vlerave. Më i lartë është ai sistolik (maksimali), i cili ka lidhje me tkurrjen e barkushes së zemrës dhe më i ulët është ai diastolik (minimali), që lidhet me lëshimin e barkushes së zemrës. Vlerat normale luhaten nga 140mmHg për sistolikun dhe 90mmHg për diastolikun. Kur vlerat e matjes janë >160mm Hg për sistolikun dhe >95mmHg për diastolikun, konsiderohet patologji dhe themi se pacienti ka hipertension. Vlerat ndërmjetëse midis 140- 160mmHg për sistolikun dhe 90-95 për diastolikun janë vlera në kufi, që mbahen në observim dhe trajtohen sipas rastit duke evituar faktorët e riskut.

Nga se shkaktohet hipertensioni?

Duke u bazuar në shkaqet e hipertensionit, kemi: Hipertensioni esencial (pa shkak të njohur) dhe hipertensioni sekondar, kur ai rritet si pasojë e sëmundjeve të tjera. Hipertensioni esencial zë rreth 80% të rasteve dhe në anamnezën e pacientit ka familjarë të tij që vuajnë me hipertension (roli i trashëgimisë), por kjo gjendje mund të jetë edhe për shkak të stresit. Në 17% të rasteve hipertensioni shkaktohet nga sëmundje të veshkave dhe rreth 3% nga sëmundje të tjera, si diabeti, tumori i gjëndrave mbiveshkore, sëmundjeve të tiroides etj. Faktorë të tjerë risku për hipertension janë mbipesha, yndyrat e larta (kolesteroli kryesisht), jeta sedentare, duhani, alkooli etj. Kur një nga këta faktorë risku shoqërohet me trashëgiminë, atëherë rreziku për hipertension është më i lartë.

41414

Cilat janë kategoritë më të rriskuara?

Nga të dhënat e literaturës në SHBA, nga tensioni vuajnë rreth 23% e popullatës. Shkalla e hipertensionit rritet edhe me rritjen e moshës. Më e predispozuar për t’u prekur nga kjo sëmundje është mosha mbi 40-45 vjeç për burrat dhe 50-55 vjeç për gratë.  Sot ka tendencë të rritet shkalla e hipertensionit në mosha edhe më të reja. Kjo jo vetëm nga faktori i trashëgimisë, por i lidhur edhe me stilin pasiv të jetës, mënyrës së të ushqyerit me yndyrë dhe shumë kalori, obezitetit, alkoolit apo stresi i tepërt në punë. Ka edhe një lloj hipertensioni që quhet hipertensioni malinj, i cili paraqitet me shifra shumë të larta të tensionit arterial, ku sistoliku është <180mmHg dhe diastoliku <120mmHg. Ky lloj tensioni është më i rrallë, prek zakonisht mosha të reja dhe duhet trajtuar me kujdes nga mjeku.

Hipertensioni mund të ndodhë te gratë edhe gjatë shtatzënisë, diçka më tepër rreth kësaj për mënyrën sesi duhet trajtuar?

Ky hipertension kontrollohet dhe trajtohet me kujdes nga mjeku gjinekolog dhe ai nefrolog për të parandaluar komplikacionet serioze që vijnë prej tij. Veshka është një nga organet më të rëndësishme në trupin e njeriut. Jo më kot thuhet se nëse ke një problem me veshkat, ke një problem serioz. Funksioni kryesor i veshkës është formimi i urinës, nëpërmjet së cilës ajo nxjerr jashtë trupit jo vetëm ujin e tepërt, por edhe lëndët e dëmshme toksike që krijohen gjatë metabolizmit dhe rikthen në gjak elementet e domosdoshme, duke ruajtur balancën në mbajtjen në ekuilibër të proceseve kryesore jetësore, duke ruajtur bilancin hyrjedalje të ujit, elektroliteve si natrium, kalium, klor, magnesium, kalcium etj., si dhe eliminimin e substancave toksike. Këtë funksion ajo e realizon nëpërmjet “filtrimit” të gjakut. Ajo filtron 1 litër gjak në minutë, pra, në veshkë, për 1 minutë, kalon një e katërta e gjakut që zemra hedh për të njëjtën njësi kohe. Ky filtrim realizohet nëpërmjet glomerulave, të cilët vazhdojnë me tubulat ku bëhet rithithja e lëndëve të domosdoshme, si dhe sekretimi i disa lëndëve dhe rikthimi i tyre në gjak.

Ju pohuat që në 17% të rasteve hipertensioni shkaktohet nga sëmundje të veshkave, pse ndodh kjo?

Veshkat janë organe që luajnë rol shumë të rëndësishëm në mbajtjen e shifrave normale të tensionit arterial. Glomerulat e veshkës janë në çdo moment të ndjeshme nga presioni i gjakut që vjen në to dhe reagojnë ndaj çdo luhatjeje të tensionit arterial. Është veshka ajo që prodhon reninën, një substancë kyçe në rritjen e shifrave të tensionit arterial. Renina është një enzimë që vepron mbi një substancë të quajtur angiotenzinogjen duke e bërë atë aktive. Kjo është substancë shumë e njohur për veprimin e saj në ngushtimin, shtrëngimin e enëve të gjakut, duke dhënë kështu rritje të presionit të gjakut mbi enët e tij dhe ndikon në gjëndrën mbiveshkore për prodhimin e aldosteronit, përgjegjës në mbajtjen e natriumit në organizëm.

416565

Kjo enzimë rritet sa herë bie presioni hemodinamik në enën e vogël të gjakut, që hyn në veshkë (arteriolën) kur ka humbje të sasive të lëngjeve nga diarreja, temperaturës së lartë të zgjatur, hemorragji për shkaqe të ndryshme etj. Në këto raste veshka tenton të rrisë tensionin duke pakë- suar urinimin, duke rithithur natriumin e ujin për të mbajtur në shifra normale tensionin arterial. Roli i natriumit është i njohur në rritjen e shifrave të tensionit arterial.

Natriumi ka veti të tërheqë pas vetes ujin. Ai është një elektrolit që ndodhet në sasi normale rreth 140 mili ekuivalent në gjak, dhe rritet nga marrja e kripës në sasi të madhe. Normalisht sasia e kripës në ditë, që duhet të marrë personi, është 650 miligramë. Natriumi në shifra të larta në gjak ngacmon veshkën në prodhimin e reninës. Kur funksioni i veshkës është i dëmtuar, atëherë ajo nuk i kryen plotësisht funksionet e saj, një nga të cilët është ai i ruajtjes së tensionit të gjakut, kemi prodhim të reninës në sasi më të larta dhe moseliminim në sasinë e duhur të natriumit e për pasojë kemi hipertension.

Si mund ta dallojmë që vuajmë nga hipertensioni, pra cilat janë shenjat që shfaq?

Shenjat e hipertensionit janë: dhembje koke herë pas here, e cila mund të jetë shtrënguese, pulsuese e përqendruar në sheshin e kokës apo në pjesën e pasme të saj, me rëndim të kokës, marrje mendsh, miza para syve, zhurmë në veshë, në varësi të shkallës së hipertensionit, deri në aksidente cerebrale (hemorragji), të cilat janë me pasoja shumë serioze për jetën. Shpeshherë shtrëngim në gjoks apo rëndim, probleme me kujtesën ose të kuptuarit etj. Hipertensioni duhet vlerësuar, pasi shkakton komplikacione serioze.

Të mbetemi te komplikacionet serioze që mund të sjellë nëse neglizhohet…

Një hipertension i patrajtuar e i neglizhuar mund të shkaktojë atak kardiak, trashje të mureve të zemrës, mund të formojë zgjerime jo normale të enëve të gjakut, të quajtura aneurizma, dobësim deri ngushtim të enëve të gjakut në veshkë, në enët e gjakut të syrit, hemorragji cerebrale në tru etj.

T’u rikthehemi edhe një herë faktorëve të riskut…

Faktorë risku për hipertension janë: mosha (me rritjen e moshës rritet edhe predispozita), trashëgimia (është më e shpeshtë tek ata që kanë histori familjare për hipertension), obeziteti apo mbipesha, jeta sedentare, duhani alkooli, marrja e kripës në ushqim pa kriter, yndyrat e larta, sidomos LDL kolesteroli, që quhet edhe yndyra e keqe (kolesteroli i lartë e rrit rrezikun e dëmtimit të enëve të gjakut 4 herë), përdorimi i ulët i vitaminës D në ushqime, sëmundje të tjera si diabeti, sëmundjet e veshkave etj. Hipertension mund të kenë edhe fëmijët kur kanë aneurizma, janë obezë, kanë sëmundje të veshkave etj.

Cilat janë mënyrat e trajtimit?

Kur pacientët shfaqin shqetësimet e përmendura më lart kanë anamnezë për hipertension në rrethin familjar dhe duhet të drejtohen te mjeku, i cili e vlerëson shkallën e hipertensionit dhe e trajton sipas shkallës. Kemi 4 shkallë të hipertensionit, të cilat vendosen në bazë të shkallës së dëmtimit të enëve të gjakut nëpërmjet ekzaminimit të fundus okulit e në varësi të tij bëhet trajtimi. Në rastet e hipertensionit, që është në kufi, fillohet me dietën ushqimore që konsiston në kufizimin e përdorimit të kripës, kujdesin me yndyrat në ushqim, duke hequr të skuqurat, “fast food”-et, uljen e konsumit të mishit, kryesisht mishin e kuq, mishin e qengjit, marrjen e ushqimeve të pasura me kalium (banane, kumbulla etj.), kujdesin në përdorimin e alkoolit, duke pasur parasysh moshën e seksin (rekomandohet një gotë verë e kuqe e mirë në ditë), përdorimin e zarzavateve, uljen në peshë pasi ka studime që japin të dhëna se ulja e peshës me 2-3 kg ul tensionin arterial me dy-tre mm Hg, rritja e aktivitetit fizik, i cili ndikon shumë në uljen e peshës, reduktimin e stresit, djegien e yndyrave, lënien e duhanit, bërja e një gjumi të qetë natën e që zgjat mesatarisht 7 orë.

635465

Po trajtimi me medikamente?

Trajtimi me medikamente duhet bërë nga mjeku, i cili gjykon se kur duhet filluar dhe me çfarë medikamenti, duke nisur me diuretike, ACEinhibitor, ARB, Kalcibllokues, b bllokues, apo alfa bllokues, si dhe realizon kombinimin e preparateve kur tensioni arterial nuk dominohet me një medikament. Pacienti duhet ta monitorojë vetë tensioni arterial dhe të njoftojë mjekun për luhatjet e tij. Ai duhet të kryejë analizat bazë çdo vit për të kontrolluar vetveten si gliceminë, azoteminë, kreatineminë, lipidogramën, analizën e gjakut të thjeshtë dhe urinën, pavarësisht se nuk ka shqetësime, pasi veshkat janë nga ato organe që mund të shkatërrohen ngadalë edhe pa dhënë shqetësime madhore. Nuk janë të pakta rastet kur shumë sëmundje të veshkave zbulohen pas një hipertensioni të kapur rastë- sisht. Veshka shkakton rritje të shifrave të tensionit arterial, por edhe dëmtohet vetë prej tij.

14544

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura