Flet kreu i KMSH-së, Skënder Bruçaj: Ja pse vendosa të tërhiqem nga gara

Mar 2, 2019 | 11:24
SHPËRNDAJE

Një ditë pasi u tërhoq nga gara për një mandat të dytë në krye të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Skënder Bruçaj ka treguar për median edhe përse-në e këtij vendimit që për këdo u duk shumë i papritur dhe i beftë.

brucaj

“Mes kandidatëve ka më të mirë se unë. U tërhoqa për të hapur edhe një rrugë të re. Ju falënderoj shumë për interesin tuaj”- ka thënë Bruçaj.

Duke ftuar votuesit të zgjedhin atë që ata mendojnë se është më i miri për interesin e institucionit, ai ka theksuar: Unë jam vetëm një nga ju dhe dëshiroj të vazhdoj i tillë.

Demokrati Genc Pollo dje akuzoi qeverine per presion kuisling ne gjithe kete ceshtje.

 Reagimi i Pollos 

Presion kuisling i qeverisë mbi Komunitetin Mysliman. Duan të eliminojnë ata që nuk kontrollojnë. Për t’a servirur kokën e KMSh në sini të argjendtë. Uroj që asambleja e myftinjve shqiptarë të ruajë dinjitetin, orientimin e të refuzojë cdo kalë troje.

Reagimi i Salianjit 

Kujtojme se me heret, Ervin Salianji, akuzoi Ramën se kërkon të fusë nën ndikimin e saj KMSH.

Ditën e nesërme Komuniteti Mysliman i Shqipërisë zhvillon zgjedhjet, por qeveria duket qartazi që po ndërhyn, po njësoj dhe me të njëjtat mënyra sikur të jenë zgjedhje parlamentare! Populli thotë vesi del me shpirti”, u shpreh Salianji.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura