VIDEO/ Dumfris mban Teon të lidhur si qen me zinxhir, nisin hetimet për gjestin antisportiv të holandezit

Apr 29, 2024 | 14:49
SHPËRNDAJE

Mbrëmjen e djeshme, Prokuroria e FIGC mori videot e banderolës së shfaqur nga lojtari i Interit, Denzel Dumfris, gjatë festës së titullit. Anësori holandez, i cili ishte përplasur me Teo Hernandez (të dy të përjashtuar) gjatë derbit të javës së kaluar, mori dhe më pas shfaqi në autobus një pankartë të prodhuar nga tifozët e tij, me francezin si qen të lidhur me zinxhir direkt.

dumfris

Një imazh tashmë i bërë “viral”. Siç raporton sot “Gazzetta dello Sport”, duket qartë se tashmë prokuroria federale do të hapë një çështje. Në vitin 2022, me rastin e festimit të titullit të Milanit, vetë Teo Hernandez, së bashku me shokët e tij të skuadrës Krunic, Menja dhe Tonali, u dënuan me gjoba nga 4 deri në 5 mijë euro (12 mijë euro për Milanin) pikërisht për atë pankartë të diskutueshme që u shfaq.

Ndaj Dumfris pritet të aktivizohet neni 4 i Kodit të Drejtësisë Sportive, i cili i detyron anëtarët e Serie A për besnikëri, korrektësi dhe ndershmëri. Rezultati i hetimit pritet të jetë një gjobë. E vetmja gjë që duhet kuptuar tani është se sa do të jetë shuma e gjobës, si për lojtarin holandez, ashtu edhe për klubin e tij.

VIDEO E MOMENTIT KUR DUMFRIS MERR BANDEROLEN

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura