Flet Afrona, e dashura e Bleros: Ndihem mirë, por jam ende e re për martesë

Jul 23, 2015 | 13:39
SHPËRNDAJE


Duke u dhënë fund hamendësimeve të mediave rozë për jetën private të këngëtarit Blero Muharremi pas ndarjes nga bashkëshortja Teuta Krasniqi, me të cilën ka një vajzë, më në fund ai e e ka pohuar vetë që është sërish i dashuruar. Vajza që ka në krah quhet Afrona Dika, modelja shqiptare që jeton në Zvicër, për të cilën është komentuar shumë kohët e fundit. Ndërkohë që Blero në rrjetet sociale dhe kudo e quan 22-vjeçaren “bukuroshja ime”, vetë ajo shprehet e kënaqur për këtë histori dashurie. “Po, jam e lidhur me Bleron dhe jam shumë e lumtur”, deklaron ajo për gazetën “Panorama”.

E pyetur nëse kanë bërë bashkë ndonjë plan martese, përgjigjet: ”Jam ende shumë e re për të menduar martesën. Për momentin përpiqemi të ndihemi mirë me njëri-tjetrin. Le t’ia lëmë të ardhmes këtë zgjidhje. Afrona, e cila është modele për disa kompani të njohura në Zvicër, thotë se me Shqipërinë e lidh origjina e gjyshit të saj nga Tirana, babait të nënës. “Nuk kam pasur ndonjë ofertë pune deri tani nga Tirana, pasi angazhimet e mia janë mes Svicrës dhe Kosovës. Gjithsesi, shpresoj që edhe në Shqipëri të ketë një lloj kurioziteti ndaj figurës sime si modele. Do të më pëlqente shumë kjo si ide”, tha Afrona. Ajo ka qenë e njohur më parë në botën e showbizz-it shqiptar si figurante e klipeve të disa këngëtarëve me emër.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura