VIDEO/ Fermeri në Lezhë i drejtohet ‘Edi’, ja reagimi i kryetarit të PD. Çfarë i tha Basha

Nov 18, 2019 | 14:39
SHPËRNDAJE

Basha-fermeri lezhe“Qeveria e PD do ofrojë zgjidhje jo propagandë boshe mashtrimi”. Me premtimin se do të anulojë të gjithë “aferat korruptive duke nisur me Milot-Balldre”, kreu i PD me fermerët në Lezhë tha se “këto para do i kthehen shqiptarëve”.

Fermerët i janë ankuar liderit të PD se politikanët sipas tyre nuk i kanë mbajtur premtimet.

“Nuk kam ndërmend të fshihem për t’ju ikur përgjegjësive. Do të vij prapë këtu për tu ballafaquar me angazhimet dhe përgjegjësitë e mia”, tha Basha.

Njëri nga fermeret qe u ankua per mosmbajtjen e premtimeve krijoi edhe nje situate humori gjate takimit, teksa ngaterroi emrin e kryetarit te PD me emrin e kryeministrit Rama.

JA BATUTAT

Fermeri: Përshëndetje zoti Ed, më fal

Basha: Mirëmbrëma zoti Zef

Fermeri: Të dëgjova me shumë vëmendje, hë mo se s’prish punë.

Basha: Ta dëgjojmë njëherë se ndoshta ka pas në mendje me i thënë dicka edhe atij.

Fermeri: Jo për Zotin këtë që po të them ty ia kam thënë edhe atij e ai nuk mundet me ardh me u ballafaqu me ne. Por edhe ty po të them a do vish më me këto fjalë që na the sot këtu? Unë kam qen me Salën, Fatosin, kam le e rrit e jam bo 57 vjec, asnjëri se ka pru. A do mundesh me u kthy prap me këto fjalë që na the?

Basha: Faleminderit Zef. Zef ëë??

Fermeri: Po, paradite Zef.

Basha: Po mbasdite?

Fermeri: Mbasdite si të duash.

Basha: Gjëja e parë që kuptoj është se ka një zhgënjim të thellë. Kanë ardhur, kanë premtuar, kanë gënjyer dhe kanë ikur. Ky është dëmi më i madh që i kanë bërë politikës, duke e bërë më të dyshimtë e më të pabesueshme.
Si Ministër i Jashtëm kisha dy angazhime, NATO-n dhe nisjen e diskutimeve për heqjen e vizave për shqiptarët. Sigurisht, kisha edhe detyra të tjera, pasi ishte koha e pavarësisë së Kosovës dhe të siguronim një Kosovë të pavarur Brenda kufijve të saj, pa i cënuar ansjë cm2. Them se këto 3 detyra para kombit, si ministër i jashtëm, i kreva me sukses. Për detyrat e mia si Ministër Transporti, gjykoni jo vetëm nga rruga e Kombit, por edhe nga investimet në qark, rrugët, ujësjelleësa.
Nuk mund të kryheshin dot të gjitha, por me aq buxhet sa kishim, 1/6 e buxhetit që harxhon kjo qeveri për fasada, besoj se i kryem disa punë të mira. Si ministër I brendshëm, detyrë mbi detyrat kisha heqjen e vizave për shqiptarët. Kur jua thashë, nuk e besoi njeri dje njerëzit pyesnin “a ka për t’u bërë”. Ky është rekordi im deri më sot. Ccfarë detyre kam marrë përsipër, e kam kryer dhe, prandaj, vij me kokën lart para jush.

Nuk kam ndërmend të fshihem, as për t’u ikur përgjegjësive që kam dhe që po kërkoj. Prandaj, për t’iu përgjigjur pyetjes- po, do të vij sërish këtu. Do të ballafaqohem, do t’ju shoh në sy e t’ju them “ky ishte plani për të nxjerrë bujqësinë nga kriza, këto janë masat që mora”, për të parë si kanë funksionuar ato për ju dhe ccfarë rezultatesh kanë dhënë për familjet tuaja. Këtu e kudo në Shqipëri nuk kam për t’i ikur ballafaqimit me ju për gjithçka që sot e konkludojmë dhe nesër kam për detyrë ta zbatoj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura