Ferdinand flet për Ronaldon: Ka një “ushtri” që punon për të, shtëpinë e ka si karnavale

Jun 16, 2018 | 12:10
SHPËRNDAJE

Kristiano Ronaldo është njeriu i momentit, pas atij 3 golshi spektakolar të shënuar mbrëmjen e djeshme përballë Spanjës. Portugezi ka fituar vëmendjen e të gjithëve dhe ka treguar se programi i tij stërvitor është lënë me qëllim që ai të jetë në formë këtë Botëror.

ronaldooo

Rio Ferdinand, i cili ka qenë shok ekipi me portugezin te Junajtid, zbulon disa sekrete për të. “ Ai është personi i parë që unë kam parë që ka punësuar një kuzhunier, doktor, përgatitës fizik dhe mjek, dhe këto vetëm për dietën. Nëse shkoje në shtëpinë e tij dukej sikur ishe ndë karnavale. Shikoja vetëm rrotull dhe mendoja çfarë po ndodhte” u shpreh Ferdinand.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura