Femrat VIP nisin pushimet, fotot e para në bikini (foto)

Jun 29, 2013 | 15:33
SHPËRNDAJE

Sezoni i plazhit tashmë ka filluar për shumë femra të njohura të ekranit, të cilat para fillimit të sezonit të koncerteve apo daljeve të ndryshme publike, ku do të jetë të ftuara këtë verë, kanë preferuar të marrin rreze dielli për t’u dukur më bukur gjatë verës. Ndër vajzat VIP, të cilat kanë realizuar dhe fotot e para në plazh, kemi mundur të gjejmë foto të Rozana Radit, Afërdita Dreshajt, Mariza Ikonomit, Anjeza Brankës, Erleta Hotit, Françeska Jaçes, Geri Matohitit, Ermela Mezurajt etj, të cilat kanë treguar linjat para aparatit fotografik ende pa marrë ngjyrën e dëshiruar. Disa prej fotove janë realizuar nga vetë vajzat me dëshirë, ndërsa të tjera janë kapur në befasi nga paparaci, edhe pse ndoshta nuk ndihen në formën e tyre më të mirë për t’u ekspozuar. Ajo që bie në sy, është se të gjitha vajzat, pavarësisht faktit që ndonjëra prej tyre është duke jetuar një lidhje, në plazh janë fotografuar të vetme. Si në rastin e Mariza Ikonomit, e cila ka ardhur nga Franca për të pushuar në Shqipëri, vendi ku ndodhet për studime dhe për projekte muzikore atje. Rozana Radi është fotografuar e vetme po ashtu, e cila në këtë fillim vere shfaqet me linja të mira. Afërdita Dreshaj është këngëtarja dhe modelja e njohur, ish-e fejuara e Shpat Kasapit, e cila këtë verë e ka marrë me një revansh të paparë për t’u argëtuar e pushuar në plazhet e Europës, ku është e angazhuar me projekte, dhe në plazhet e Shqipërisë ku vjen shpesh. Anjeza Branka, e cila po jeton një bashkëjetesë të gjatë me menaxherin e saj, e ka me qejf stinën e verës pasi, përveç koncerteve, ajo shijon në maksimum plazhin dhe notin që e ka hobi. Nga ana tjetër, prezantuesja e njohur e programeve rinore në Prishtinë, Erleta Hoti, e cila njihet si ish-bashkëshortja e Kastro Zizos, si çdo vit ka preferuar plazhin e Dhërmiut, për të bërë pushimet e saj të para për këtë vit, tashmë me statusin e beqares, si dhe mamaja e Nias. Gjithashtu janë dhe dy vajzat e “Big Brother 5”, Françeska Jaçe dhe Geri Matohiti, të cilat e kanë hobi plazhin të dyja, ndonëse kur ishin në lojë u mbajtën mend për marrëdhënie jo të mira me njëra-tjetrën. Këto nuk janë vajzat e para të njohura që zhvishen në plazh për këtë sezon pushimesh. Këngëtarja Adelina Berisha ka postuar në facebookun e saj një foto ku duket vetëm me bikini ndërsa merr rreze në një pishinë në Kosovë, ndërsa Gjira ka bërë të njëjtën gjë. Javët e kaluara, “Panorama Plus” ka publikuar foto të Albana Osmanit, Sheila Haxhirajt, Çiljeta Xhilagës, Dafina Zeqirit etj. 
[portfolio_slideshow]

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura