Lubonja: Unë me Ramën? I kënaqur nëse opozita do të fliste me gjuhën time

Aug 31, 2012 | 11:15
SHPËRNDAJE
Publicisti Fatos Lubonja, duke folur për gazetarët, gjatë një proteste përpara lulishtes së Parlamentit

Publicisti i njohur i përgjigjet Kryeministrit.

“Duhet një projekt i besueshëm nesër, të mos ndërrohet vetëm shoferi i makinës”

Publicisti i njohur Fatos Lubonja, duke iu përgjigjur akuzave të Kryeministrit Berisha, i cili e cilësonte “eksponent të opozitës” dhe “antiglobalist”, sqaron përmes një interviste shqetësimin e tij lidhur me shkatërrimin e territorit, pozicionin e tij përballë pushtetit dhe opozitës dhe rrugët e daljes nga kjo situatë. Për Lubonjën, dy partitë kryesore kanë vendosur llogoret e tyre duke hedhur në frontin tjetër cilindo që i kritikon, ndërsa denoncon interesat ekonomike mbi të cilat lëviz dhe vepron politika në Shqipëri.

(Intervisten e plotë e lexoni në numrin e sotëm të gazetës Panorama)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura