Fatos Kongoli, një roman për veten

Apr 7, 2011 | 11:07
SHPËRNDAJE

Ndonëse i botuar disa muaj më parë, shkrimtari Fatos Kongoli ka vendosur të zhvillojë një takim me lexuesin për romanin e tij më të fundit. Bëhet fjalë për “Iluzione në sirtar”, botuar nga shtëpia botuese “Toena”, i cili do të promovohet sot në një ceremoni që do të zhvillohet në Muzeun Historik Kombëtar në orën 18.30. Pak kohë më parë, autori e promovoi këtë libër në qytetin e Elbasanit e tani edhe në Tiranë. I ndërtuar mbi dy motive të ndërthurura, jeta e shkrimtarit dhe rruga e tij e vështirë drejt letërsisë, ky roman ka si personazh qendror vetë autorin. Ai na sjell pamje të papërsëritshme epokash, të djeshme dhe të sotme. Dhe një varg protagonistësh të letrave shqipe, të kulturës, arteve dhe politikës etj. Ashtu siç i ka njohur autori, që nga fëmijëria e hershme e deri më vonë, në kohë të qeta dhe të trazuara, gjatë periudhës së diktaturës e pas saj. Është një lloj autoportreti, ku për herë të parë Kongoli u kthehet disa episodeve nga më të rëndësishmit e jetës së tij.

Libri
Titulli:
“Iluzione në sirtar”
Gjinia:
Roman
Autori:
Fatos Kongoli.
Botuesi:
Shtëpia botuese “Toena”.
Viti:
2010.
Numri i faqeve:
372

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura