“Fatale për Shqipërinë të ndalojmë të bëjmë opozitë”- Meta: Lulzim Bashën e kishte blerë Edi Rama, këtë duhet ta themi 1 mijë herë

Sep 12, 2022 | 21:14
SHPËRNDAJE

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta, deklaroi këtë të hënë se në momentin që zgjodhi të pranonte kandidimin për President, e kishte menduar këtë post si një rrugëdalje nga politika aktive. Por sipas tij kushtet ku ndodhet vendi e bën të detyruar rikthimin e tij në poltik.

meta 8

I ftuar në MCN, fajtor për situatën ku gjendet vendi ka qenë dhe mungesa e opozitës. Ai shtoi se kryeministri Rama kishte blerë opozitën e mëparshme dhe përmes kësaj ai kapi reformën në drejtësi dhe mori gjithë pushtetin lokal.

“Kur kam pranuar që të kandidoj për Presidencë përpara 5-vitesh, kam menduar dhe për një rrugëdalje nga politika. Por për të gjitha zhvillimet që kanë ndodhur, e kam bërë të qartë më 26 Prill, që në 24 korrik përfundoj mandatin dhe më 25 korrik jam i detyruar të dalë në politikën aktive, për arsye se Shqipëria nuk ka qenë kurrë më keq se sot pas 32-vitesh në të gjitha drejtimet.

Edi Rama kishte blerë Lulzim Bashën, këtë do ta themi një mijë herë. Përmes kësaj blerjeje Lulzim Basha bojkotoi reformën në drejtësi, ia la në dorë Edi Ramës. Dogji mandatet në mënyrë të planifikuar dhe ia dha të gjithë pushtetin lokal Edi Ramës”, tha Meta.

Ai shtoi se detyra e opozitës aktualisht është të jetë në këmbë çdo sekond dhe të mos lejojë përmes denoncimeve që kryeministri të vjedhë paratë e shqiptarëve, për të vjedhur dhe zgjedhjet më pas.

“Fatale për Shqipërinë është të ndalojmë të bëjmë opozitë qoftë edhe një sekond të vetme. Sepse të lëmë Ramën të vjedhë i qetë deri nesër, do të vjedhë dhe zgjedhjet. Ajo që është detyra jonë është çdo second në aksion për të mos lënë Edi Ramën të vjedhë i qetë, për të mbajtur mediat dhe drejtësinë dhe mediat nën presion. Kjo është detyra jonë”, Meta.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura