Evropa në alarm, ISIS mund të sulmojë edhe muajin tjetër. Ja objektivat

Feb 9, 2016 | 9:44
SHPËRNDAJE

Rreth 60 xhihadistë të Shtetit Islamik janë stacionuar në disa qytete në të gjithë Evropën.

Ata janë vendosur pak para sulmeve në Paris në nëntor të vitit të kaluar dhe tani thuhet se janë duke planifikuar për të kryer disa sulme të tjera.

Dyshohet se 40 xhihadistë janë të lirë dhe po planifikojnë sulme që do të prekin sërish Europën, citon “Daily Mail” burime të inteligjencës franceze.

xhihadiste

Burimet thanë se qytetet e synuara ishin Paris, Londër, Berlin dhe një zonë e populluar kryesisht diku në Belgjikë, edhe pse nuk ka prova që sugjerojne se sulmet do ndodhin në të njëjtën kohë.

Kjo gjendje alarmante është ngritur nga shërbimi i sigurisë franceze të cilët thanë se duhet të shtohen forcat e sigurisë për të parandaluar cdo akt tjetër terrorist.

Ekziston frika gjithashtu nga agjencitë perëndimore të zbulimit se ISIS mund të tentojë një sulm edhe më të madh se ai i Parisit në muajt e ardhshëm.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura