Evazioni fiskal, edhe ish-futbollisti i Barcelonës përfundon në “Pandora Papers”

Oct 6, 2021 | 15:03
SHPËRNDAJE

“Pandora Papers” vazhdon të çelë dosje të reja ku janë përfshirë personazhe të botës së sportit. Pas Pep Guardiolës dhe Karlo Ançelotit, tashmë është ish-mesfushori i Barcelonës dhe i Liverpulit, Havier Maskerano, që ka përfunduar në skandalin e radhës të fshehjes së parave.

Maskerano

“El Pais” ka raportuar se ish-kapiteni i Argjentinës ka përdorur dy kompani “offshore” në ishujt Virxhin për t’iu shmangur detyrimeve fiskale në Spanjë gjatë kohës kur ai luante për Barcelonën. Bëhet fjalë për periudhën 2013-2016 kur ai ishte ende pjesë e katalanasve dhe kujtojmë se asokohe ai ishte hetuar për evazion në shumën e 1.5 milionë eurove taksa të papaguara.

PANORAMASPOR.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura