“Et’hem Ruka pionier dhe shërbëtor i arsimit”- Rektori i Universitetit “Luarasi” promovon dy libra të rinj, Sherif Bundo: Nga nxënës fshati në doktor shkencash në Francë dhe akademik i nivelit evropian

Mar 6, 2024 | 17:17
SHPËRNDAJE

Rektori i Universitetit “Luarasi” Et’hem Ruka ka promovuar dy libra të rinj “Takim me vetveten” dhe “Trans-humanizmi përtej njeriut”.

sherif bundo

Në një ceremoni të organizuar pranë Universitetit “Luarasi” ishte i pranishëm edhe profesor Sherif Bundo, i cili vlerësoi Et’hem Rukën si pionier dhe shërbëtor të arsimit.

Të pranishëm ishin edhe shumë figura të njohur të politikës, por edhe të botës akademike.

Ndërkohë që të pranishëm ishin dhe Presidenti i “Hysenbelliu Group”, Irfan Hysenbelliu, ish kryetari i Parlamentit, Gramoz Ruçi dhe ish-kryeparlamentarja, Valentina Leskaj.

“I lexova dy librat e Rukës me një frymë. Kur lexova librin me imagjinatë të profesorit, m’u duk vetja sikur isha në fund të detit dhe doja të dilja në sipërfaqen e ujit. E kam përjetuar me të vërtetë, komplimentet e mia.

Nesër është 7 Marsi, dita simbol e arsimit. Unë nuk jam mësues në origjinë, por jam bërë mësues për shkak të një eksperiencë 40 vjeçare në botën e arsimit.

Tashmë kjo ditë është  kthyer në një ditë simbol që punojmë në arsim. Nëse unë do të kërkoja dhe do të gjeja një njeri simbol nga njerëzit që jetojnë për arsimin e sotëm shqiptar, pa asnjë lloj dyshimi emri i tij do të ishte Et’hem Ruka.

Tre gjëra sipas meje e bëjnë një njeri që të arrijë majat në cdo fushë. 1- Të njohë jetën e vërtetë, të njohë vuajtjet, të njohë vështirësitë, ti njohë jetës të gjitha dimensionet, nga ato më të vështirat, deri tek ato dimensionet që ndonjëherë i quajmë luks. Nuk ka motiv më të fortë për një njeri që vjen nga provinca për të eksploruar kryeqytetet. Ruka është një i tillë.

2-Është një motiv i fortë, dashuria për dijen, kulturën, për librin dhe në mënyrë të veçantë cdo dashuri për punën.

3- Të ketë vullnet në hekurt.

Unë tek Ruka i gjej të treja. Takim me vetveten është takim i një shërbëtori të madh të arsimit me të gjithë ne.

E’them Ruka është një nga pionierët e arsimit. Është një njeri që ja njeh organizmit të gjithë metabolizmin, gjithë  anatominë, që nga qelizat, nga proceset mikroskopie që ndodhin, në çdo klasë, në çdo shkollë, deri te organet e këtij organizmi, tek kryevepra e materies, tek truri, tek ministria e Arsimit dhe institucionet kërkimore të arsimit shqiptar”, u shpreh Sherif Bundo.

Sipas profesor Bundos,  E’them Ruka është një akademik i realizuar, pasi ka arritur deri në nivelet e një akademiku evropian.

“Nga nxënës fshati në doktor shkencash në Francë. Nga mësues fshati në ministër i Arsimit dhe Shkencës. Nga nxënës i  shkollës pedagogjike të Gjirokastrës në profesor dhe akademik i nivelit Evropian.

Ruka shkruan dhe shpjegon me dashuri të madhe për jetën, Dashuri që kalon përmes vështirësive. Këto janë dashuri të vërteta. Profesor Ruka përshkruan me sinqeritet maksimal plot emocion vështirësitë e studimeve në 8-vjecare, në shkollë të mesme, në universitet, apo vështirësitë e të studiuarit jashtë që vetëm një emigrant e kupton se çdo të thotë të endesh ashtu i vetëm nëpër metrotë e Parisit, sidomos kur shkon për herë të parë”, tha ndër të tjera profesor Bundo.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura