“Është koha t’i flasim vetes tonë”, Ami ka një mesazh të ngrohtë dhe reflektues për festat e fundvitit

SHPËRNDAJE

Festat po afrojnë dhe përpos fatkeqësisë natyrore që preku vendin tonë pak kohë më parë, njërëzit po mundohet të gjejnë qetësinë. Këtë mesazh ka dhënë edhe moderatorja Amarda Toska.

Ajo, përmes një postimi në ‘Instagram’ ku shihet afër një bredhi Krishtlindjesh, duket e qeshur dhe ka menduar të reflektojë për vitin që po lemë pas.

Ajo shprehet se duhet të reflektojmë brenda vetes dhe t’i flasim vetes tonë për gjërat që ndodhën dhe të shohim se çfarë na ka rezervuar 2020-a.

“Afer bredhit me drita gjithmone ka reflektim brenda meje!
Sec ka nje magji pema e krishtlindeve qe me ve perballe mendimeve per bilancin e vitit qe po leme pas dhe se cfare do te jene ato mundesi te pafundme qe me presin ne 2020!
Eshte koha te fillojme te shkruajme ” letren e babagjyshit” , eshte koha ti flasim vetes tone!”, shkruan Ami.

Moderatorja ndodhet në New York së bashku me Ermalin sepse filmi ‘2 gisht mjaltë’ do të shfaqet edhe në Amerikë. Në postim çifti shfaqet duke shkëmbyer puthje me njëri tjetrin.

Te lidhura


Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.