Eriksen i lëviz skemat Kontes, ja si pritet të rreshtohet Interi pas ardhjes së danezit

Jan 25, 2020 | 18:53
SHPËRNDAJE

Me kalimin tashmë thuajse zyrtar të Kristian Eriksenit tek Interi (mungojnë vetëm vizitat mjekësore dhe firmat, që janë të programuara për javën e ardhshme), Antonio Konte mund të përgatitet edhe për një modifikim të lehtë të skemës 3-5-2, të cilës i qëndron besnik prej kohësh.

Eriksen

Jo diçka rrënjësore, por megjithatë parashikohen zhvendosje: ndoshta me një kalim te moduli i ngjashëm 3-4-1-2, me fantazistin danez pas krahëve të dy sulmuesve duke mbuluar hapësirën që është krijuar shpesh mes mesfushës dhe dyshes Lukaku-Lautaro (edhe pse vertikalizimet deri tani kanë rezultuar efikase).

eriksen

Një mënyrë më shumë për të bërë të paparashikueshme manovrën sulmuese zikaltër, e pasuruar nga krahët edhe me afrimet e Eshli Jangut dhe Viktor Mozesit. Te Totenhemi 27- vjeçari është aktivizuar shpesh në krah të “tredhëmbëshit”, duke kërkuar lëvizjen qendrore, megjithatë është më i përshtatshëm mes linjave, pasi di të ndërtojë dhe të shënojë me topin në këmbë.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura