Erëra të forta në kryeqytet, shembet shtylla në afërsi të Shkollës së Bashkuar (FOTO)

Feb 3, 2018 | 16:33
SHPËRNDAJE

Moti i keq ka përfshirë të gjithë vendin ditën e sotme, ku dhe janë shënuar disa probleme.

Të gjitha institucionet kanë lajmëruar qytetarët të kenë kujdes dhe të jenë të vëmendshëm.

shtylla tek xhamlliku

Me gjithë masat e marra, përsëri incidentet nuk kanë munguar, pasi para pak minutash një shtyllë është shembur tek Xhamlliku, në afërsi të Shkollës së Bashkuar.

Shtylla rrezikon të këpus kabujt elektrikë në të cilët mbahet dhe të bllokoj rrugën. Nga fotot e shpërndara nga zyra e shtypit të OSHEE, shihet që forca të shumta policie dhe punonjës të tjerë janë në terren për të shmangur pasojat

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura