EMRI/ Sherr mes dy të rinjve për parakalim të gabuar, 28-vjeçari merr automatikun dhe largohet nga vendngjarja! E pësojnë 4 të tjerët, tentuan t’ja fshihnin armën

Jul 17, 2023 | 13:13
SHPËRNDAJE

Një 28-vjeçar është shpallur në kërkim në Vaun e Dejës, për armëmbajtje pa leje.

WhatsApp Image 2023-07-17 at 1.07.24 PM

Mësohet se i riu Mark Preka është konflituar me dikë tjetër për parakalim të gabuar me automjet,  ku është larguar duke marrë me vete armën tip automatik me vete.

Ndërsa janë proceduar penalisht shtetasit me iniciale H., 21 vjeç, K. Sh., 19 vjeç, R. H., 30 vjeç dhe Xh. H., 25 vjeç, pasi kanë tentuar të fshehin armën e zjarrit që mbante Mark Preka.

Njoftimi i policisë:

Shpallet në kërkim për armëmbajtje pa leje, shtetasi M. P., dhe punohet për kapjen e tij. Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit tip automatik.   Pas një konflikti të çastit për parakalim të gabuar me automjet, midis shtetasve M. P., 28 vjeç dhe A. Gj., 23 vjeç, shtetasi M. P. është larguar dhe ka marrë armën e zjarrit tip automatik që mbante me vete.  Ndërhyrja e menjëhershme e shërbimeve të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës ka parandaluar përshkallëzimin e konfliktit midis këtyre dy shtetasve. Gjatë ndjekjes nga Policia, shtetasi M. P. ka hedhur armën e zjarrit dhe është larguar.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, ka nisur procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, për shtetasit A. H., 21 vjeç, K. Sh., 19 vjeç, R. H., 30 vjeç dhe Xh. H., 25 vjeç, të gjithë banues në fshatin Barbullush, Vau i Dejës, pasi kanë tentuar të fshehin armën e zjarrit që mbante shtetasi M. P.

Vijon puna për kapjen e shtetasit M. P.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura