EMRI/ Shqiptari mes viktimave në Genova, u shua bashkë me ëndrrat e pasionin për futbollin

Aug 16, 2018 | 9:00
SHPËRNDAJE

Marjus Djerri eshte shqiptari i konfirmuar i pari pasi viktime mes dhjetra personave qe humben jeten ne Genova te Italise.

mario

“Panorama” meson se familja e tij eshte nga Shijaku, por djali nuk ka jetuar aty. Behet fjale per 22-vjeçarin Marjus Djerri.

Nderkohe qe ne rrjetet sociale familjare te tij kane postuar lajmin e trishte te ndarjes nga jeta kaq padrejtesisht te te afermit te tyre.

Djali ka qene duke shkuar ne pune, ashtu si raportojne edhe mediat italiane, se bashku me nje kolegun e tij me emrin Edi Bokrina.

Ishin ne makine se bashku per te shkuar ne Rapallo, por u gjenden ne momentin e gabuar. Pikerisht ne kohen kur u shemb ura.

Ai ishte i lindur ne Itali dhe jetonte atje me familjen.

Marjus Djerri ishte me origjinë nga Shijaku e me pasionin e madh për futbollin. Prej vitit 2015 luante në rolin e sulmuesit në skuadrën amatoriale Black Out të provincës së Genovas.

Sic e dëshmon dhe skeda e tij si lojtar, gjatë sezonit 2016-2017 Marjus kishte shënuar 10 gola me skuadrën e tij.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura