EMRI/ Ishte bërë tmerr në Orikum, vjedhjet e fundit zbulojnë të riun. Ishte autor edhe i …

Sep 17, 2018 | 9:06
SHPËRNDAJE

Policia e Vlores ka finalizuar operacioni i koduar “Oriku-2018” dhe ka vene ne pranga autorin e vjedhjeve të banesave në Orikum. Sipas policise, ne pranga eshte vene shtetasi Erjon Baraj, 23 vjeç, banues në Vlorë.

arrestim

Njoftimi i plote 

Në kuadër të masave të marra për kapjen e personave kriminalë në fushën e vjedhjeve, Policia e Vlorës ka bërë të mundur finalizimin e këtij operacioni mbi bazën e të cilit është arritur kapja dhe ndalimi i shtetasin Erjon Baraj, si autor i dyshuar për vjedhjet e banesave në pronësi të shtetasve E.P dhe M.D, në datën 14 Shtator 2018, në Orikum.

Nga hetimet e kryera, ka rezultuar se ky shtetas dyshohet të jetë autorë i 4 vjedhjeve të tjera të listuara si më poshtë, për të cilat po punohet për dokumentimin e plotë të tyre :

▪ Në datën 14.09.2018, vjedhje e mbetur në tentativë e banesës së shtetasit A.Sh, Orikum.

▪ Në datën 14.09.2018, vjedhja e shtetasit Y.L, Orikum.

▪ Në datën 18.08.2018, vjedhja e banesës së shtetasit A.R, Orikum.

▪ Në datën 11.09.2018, vjedhje e mbetur në tentativë e banesës së shtetasit J.K, Vlorë.

Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale:
• bizhuteri floriri me vlerë; unaza, varëse, vëthë, medaljon etj,
• mjete të ndryshme që shërbenin për kryerjen e vjedhjeve; çekiç, kaçavida, çelësa mekaniku etj.
• tesha (rroba) të veshura për kryerjen e vjedhjeve, fiksuar edhe nga kamerat e sigurisë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura