EMRI/ Ekzekutoi bashkëkombasin për paratë e drogës në Greqi, zbulohet identiteti i 45-vjeçarit shqiptar (FOTO)

Jul 15, 2023 | 22:47
SHPËRNDAJE

Leonard Refik Kurti është 45-vjeçari nga Elbasani, i cili akuzohet se ekzekutoi me armë zjarri mikun e tij 51-vjeçar, po ashtu nga Shqipëria.

gfhjgfhjfj-770x407 (1)

Ditën e sotme Kurti u paraqit para gjykatës Greqi pasi është dorëzuar gjatë ditës së djeshme te autoritetet greke.

Ai ka rrëfyer gjithë dinamikën e ngjarjes, duke zbuluar se ai dhe 51-vjeçari që mbeti viktimë, Shpëtim Bajrami, ishin konfliktuar në lidhje me një sasi parash.

Sipas mediave greke, bëhet me dije se autori dhe viktima po pinin kafe mesditen e 13 korrikut në një lokal, ku u konfliktuan me njëri-tjetrin. Më pas ata kanë hipur në automjetet e tyre dhe janë konfliktuar sërish në një pikë karburanti në zonën e Analipsit, në lindje të Selanikut.

45-vjeçari nga brenda mjetit të tij ka qëlluar me 3 plumba Shpëtim Bajramin, i cili po e godiste me grushte nga xhami i makinës.

Prishja e pazareve të drogës mendohet të jetë shkaku i vrasjes së Shpëtim Bajramit. Sipas mediave greke, 50-vjeçari nga Elbasani udhëtonte 3-4 herë në muaj drejt Shqipërisë. Ai kishte mbërritur nga Shqipëria në Greqi vetëm një ditë para se të ekzekutohej nga bashkatdhetari i tij.

WhatsApp Image 2023-07-15 at 16.41.43 WhatsApp Image 2023-07-15 at 16.41.42

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura