EMRI/ Dyshohet se është autori i vrasjes në Shkodër, policia arreston 33-vjeçarin

Aug 28, 2018 | 18:05
SHPËRNDAJE

Policia e Shkodrës ka arrestuar sot autorin e dyshuar për vrasjen e ndodhur mbrëmë në këtë qytet.

Sipas njoftimit nga Policia autori është një 33-vjeçar, i identifikuar si Mark Lula.

vrasja shkoder

Njoftim i plotë

Lokalizohet, kapet dhe arrestohet autori i dyshuar i vrasjes së shtetasit P. F., ndodhur mbrëmë rreth orës 19:15 në lagjen “Mark Lula”.

Kapja e tij u bë e mundur si rezultat i rrethimit të zonës në një perimetër të gjerë nga Policia .

Pas një pune intensive të Forcave Operacionale në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me FNSH Shkodër, u bë i mundur lokalizimi, kapja dhe arrestimi brenda 24 orëve, i shtetasit:

Alfred Pllumbaj, 33 vjeç, banues në lagjen “Mark Lula”, Shkodër

Ky shtetas dyshohet si autor i vrasjes së shtetasit P. F., ndodhur mbrëmë, ku pas një konflikti për motive të dobëta e ka goditur me mjet prerës (thikë).

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale të “Vrasja me dashje” e “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” parashikuar nga nenet 76 e 279 të Kodit Penal.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura