Emri/ Cila është deputetja e PS-së që u thërrit në Prokurori për dosjen “Habilaj”

Nov 23, 2017 | 8:17
SHPËRNDAJE

ETLEVA DELIA

Zbulohet emri i deputetes socialiste e cila është thirrur për t’u marrë në pyetje në Prokurori ne kuader te hetimeve per çeshtjen “Habilaj”.

Elona-Gjebrea

“Panorama” shkruan sot se ajo eshte deputetja Elona Gjebrea. Burimet thanë per “Panorama” se Gjebrea është thirrur në cilësinë e ish-zv.ministres së Brendshme, në kohën që në krye të këtij dikasteri ishte Saimir Tahiri, tashmë person nën hetim.

Mbreme, per kete foli edhe gazetari Blendi Fevziu teksa drejtonte “Opinion” ku lexoi nje mesazh, sipas te cilit një deputete e Partisë Socialiste është thirrur nga Prokuroria për Krimet e Rënda për të dëshmuar në lidhje me dosjen “Habilaj”.

1409964109-prokuroria-e-tiranes

“Deputete e PS dhe ish-zyrtare e lartë është thirrur nga Prokuroria e Krimeve të Rënda për të dëshmuar. Unë emrin nuk po e them për etikë, kjo ngjarje ka disa ditë që ka ndodhur dhe nuk është konfirmuar ende”, deklaroi Blendi Fevziu.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura