EMRI/ Kontrolli fundosi biznesmenin vlonjat, ja banesa ku iu gjet sasi e madhe droge

Feb 21, 2018 | 21:00
SHPËRNDAJE

Kontrolli ne banese dhe ne kantinen ngjitur fundos biznesmenin vlonjat. Prokuroria e Pergjithshme ben me dije se pas vendimit per kontroll, ne banesen e shtetasit Shahin Zanaj, lindur ne Vezhdanisht Vlore dhe banues ne lagjen 24 maji Vlore dhe ne kantinen ngjitur me te u gjeten sasi e konsiderueshme vaj cannabis dhe pluhur cokollate cannabis.

banesavlore

Prokuroria ben me dije se ai eshte arrestuar ne flagrance nga policia. Ne foto eshte banesa ku u ushtruar kontrolli dhe u gjet sasia e madhe e droges.

Njoftimi i prokurorise 

Prokuroria Vlore pas marrjes se vendimit te kontrollit ne gjykate ushtruan kontroll ne banesen e shtetasit Shahin Zanaj, lindur ne Vezhdanisht Vlore dhe banues ne lagjen 24 maji Vlore.

Ne banesen dhe kantinen ngjitur me te u gjeten sasi e konsiderueshme vaj cannabis dhe pluhur cokollate cannabis.

U ushtrua kontroll edhe ne aktivitetin privat bar restorant ne Rradhime Vlore po nuk u gjet gje e kundraligjshme.

Sasia e gjetur eshte e konsiderueshme po nuk eshte peshuar pasi grupi hetimor eshte duke kryer veprime ende.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura