EMRAT/ Tentuan të trafikonin dy thasë me kanabis sativa, arrestohen dy shtetas me precedentë të mëparshëm kriminal

Apr 16, 2024 | 12:11
SHPËRNDAJE

Policia e Gjirokastër ka kapur dhe arrestuar dy shtetas, të cilët tentuan trafikonin një sasi lëndë narkotike.

policia gjirokaster

Shtetasit e arrestuar, Thoma Bogdani dhe Fatjon Dule, sipas policisë janë persona me precedentë të mëparshëm kriminale.

Gjatë këtij operacioni, autoritetet kanë sekuestruar dy thasë me kanabis sativa.

Njoftimi i policisë:

Në një automjet tip “Jaguar” që drejtohej nga 50-vjeçari, në urën e Kardhiqit, u gjetën 2 thasë me rreth 15.8 kilogramë kabanis.

Nga hetimet paraprake dyshohet se lënda narkotike po transportohej me qëllim trafikimin.

Për këtë u prangos dhe një 31-vjeçar tjetër. Ai lëvizte me një automjet tip “Mini Cooper”, me të cilin monitoronte rrugën ku kalonte automjeti me lëndën narkotike, me qëllim shmangien e shërbimeve të Policisë.

Sakaq, janë sekuestruar 2 thasë me rreth 15.8 kilogramë kanabis, 2 automjete tip “Jaguar” dhe “Mini Cooper” dhe 6 celularë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura