Emrat e rinj të Këshillit Bashkiak

May 23, 2011 | 9:55
SHPËRNDAJE

Votat e mbledhura nga koalicionet zgjedhore i japin avantazh koalicionit të djathtë, Aleanca për Qytetarin, me një këshilltar më shumë për Bashkinë e Tiranës.Gazeta “Panorama”, pas përllogaritjeve me dy formulat që Kodi Zgjedhor përcakton, si sistemi i D’Hondt dhe sistemi Saint Lague, nxjerr numrin e këshilltarëve që koalicionet zgjedhore ndajnë mes tyre. Më pas, përmes sistemit Saint Lague, bëhet e mundur shpërndarja e këshilltarëve brenda partive të koalicionit. Koalicioni i djathtë, Aleanca për Qytetarin, i drejtuar nga Partia Demokratike me 117717 vota, ka marrë 28 këshilltarë, nga 55 që ka Këshilli Bashkiak i Tiranës. Koalicioni “Aleanca për të ardhmen”, i kryesuar nga Partia Socialiste me 117166 vota, ka marrë 27 këshilltarë. Nisur nga filozofia se si u ndërtuan këto koalicione, Partia Demokratike ka ndarë numrin e këshilltarëve dhe me parti të tjera, duke marrë vetë 19 këshilltarë, e ndjekur nga Lëvizja Socialiste për Integrim me 5 këshilltarë, Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet me 2 këshilltarë e më pas Partia Republikane dhe Partia e Legalitetit me nga 1 këshilltar secila. Ndërsa në koalicionin “Aleanca për të ardhmen”, PS ka marrë një numër më të madh këshilltarësh, 25 dhe dy parti përbërëse të këtij koalicioni, Demokracia Sociale dhe PSV ’91 kanë marrë nga 1 këshilltar. Partia Socialiste ka marrë në Tiranë 100783 vota, ndërsa Partia Demokratike ka marrë 74530 vota, por pa mundur të përcaktojë shumicën e Këshillit Bashkiak. Ndryshe nga zgjedhjet e shkuara, kur Lëvizja për Zhvillim Kombëtar e Dashamir Shehit kishte këshilltarë në Bashkinë e Tiranës, në zgjedhjet e 8 majit, dhe pse ka marrë 3675 vota, për shkak se është jashtë koalicioneve, nuk ka marrë asnjë këshilltar. Në zgjedhjet e kaluara vendore të 2007-s, PS bashkë me LSI-në përbënin shumicën në Këshillin Bashkiak të Tiranës, balanca që u prishën pas debateve për buxhetin e Bashkisë.

Institucionet

Aleanca për qytetarin
28 këshilltarë
PD
Jorida Tabaku
Ferdinant Poni
Suzana Guxholli
Gëzim Karapici
Niazi Kosovrasti
Dhori Kule
Jul Bushati
Eneida Guria
Beqir Nuredini
Besnik Aliaj
Jera Kruja
Zamir Ndroqi
Akli Fundo
Sulejman Mema
Enkelejda Sallaku
Bledi Kasmi
Murat Basha
Ariana Bekteshi
Vejsel Rizvanolli
LSI
Shezai Rrokaj
Edmond Panariti
Erisa Zaimi
Endrit Brahimllari
Blerina Kazaferi
PDIU
Tahir Muhedini
Arian Çuko
PR
Maksim Begeja
PLL
Agim Kraja

Aleanca për të Ardhmen,
27 këshilltarë
PS
Mimoza Hafizi
Tritan Kalo
Kristaq Blushi
Ardiana Berberi
Ervin Bushati
Lorenc Vangjeli
Arbian Mazniku
Aldrin Dalipi
Gerta Lubonja
Shpëtim Cami
Fatbardha Barjaba
Genti Gazheli
Juliana Hoxha
Mehmet Hasanlami
Alketa Hila
Valbona Tahiraja (Doçi)
Petrit Ago
Hari Mulla
Eridian Saliani
Andrea Marto
Megi Ajtyresa
Ylli Çano
Vjola Sterjo
Xhevdet Kaçani
Suzana Hakrama
PDS
Florian Pullazi
PSV ’91
Enver Reçi

 

ARISTIR LUMEZI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura