Emrat/ Arrestohet nga policia tre personat e përfshirë në sulmin me armë në zyrat elektorale të PD në Kavajë

Apr 20, 2021 | 23:45
SHPËRNDAJE

Kanë përfunduar në prangat e policisë tre autorët e përfshirë në ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e shkuar në zyrat elektorale të Partisë Demokratike në Kavajë.

plagosja kavaje

Në pranga kanë përfunduar shtetasit Ndriçim Jonuzi (Tahiri), si autor i dyshuar i plagosjes me armë zjarri të të riut demokrat si dhe shtetasit Dorjan Troplini dhe Markel Shtylla.

NGJARJA

Dje, rreth orës 17:40, shtetasi i identifikuar si Ndriçim Jonuzi ose Ndriçim Tahiri, me mbiemër të ndryshuar, futet në zyrën elektorale të Partisë Demokratike në lagjen Nr. 4 dhe pas një konflikti për motive të dobëta, ka qëlluar me armë zjarri në këmbë shtetasin Bledar Okshtuni, 27 vjeç.

Shtetasi Ndriçim Jonuzi, si pasojë e një konflikti për motive të dobëta, ka hyrë në ambientet e brendshme të kësaj zyre elektorale dhe ka plagosur me armë zjarri pistoletë në këmbë shtetasin Bledar Okshtuni, 27 vjeç. Sipas policisë, mësohet se Jonuzi e ka ndjekur 27-vjeçarin derisa e ka plagosur brenda zyrës elektorale të PD-së dhe më pas është larguar i qetë nga vendi i ngjarjes.

Në një video të publikuar në media, autori i dyshuar shfaqet i qetë në momentet e para pas kryerjes së krimit, teksa del nga zyra elektorale e PD-së i pashqetësuar nga askush edhe pse vendi ishte plot me qytetarë. Ai futet në një mjet tip fuoristradë ngjyrë e zezë në vendin e pasagjerit dhe më pas largohet.

Pas tij, nga zyra elektorale del edhe i plagosuri, Bledar Okshtuni, të cilin e mbajnë në krahë dy djem të tjerë teksa e shoqërojnë drejt një mjeti ngjyrë gri për ta dërguar drejt spitalit për të marrë ndihmë mjekësore.

Forcat e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ku pasi u bë këqyrja e vendit, shpalli në kërkim shtetasin Ndriçim Jonuzi ose Ndriçim Tahiri, si të dyshuar për plagosje me armë zjarri. Strukturat vendore të Policisë së Kavajës ngritën menjëherë pika kontrolli në hyrje-daljet e qytetit për kapjen e autorit.

Policia në njoftimin e saj thotë se 27-vjeçari Bledar Okshtuni u plagos me një plumb në këmbë dhe fatmirësisht, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje të rëndë. Nga ana e saj, Policia ka marrë në pyetje disa dëshmitarë të cilët ndodheshin në vendngjarje në momentin që nisi konflikti që përfundoi me përdorimin e armës dhe plagosjen e 27-vjeçarit.

LEXO EDHE: 

Plagosja me armë në zyrën elektorale të PD në Kavajë, shpallen në kërkim tre persona! Sherri nisi me grushte më pas…

VIDEO/ Plagosja në zyrat elektorale të PD-së në Kavajë, autori video-selfie nga arratia, ja mesazhi që jep

FOTO/ Qëllohet me armë zjarri brenda zyrës elektorale të PD në Kavajë, plagoset 27 vjeçari. Policia: Identifikuam autorin! Ngjarja ndodhi për shkak të…

Qëlluan me armë te selia e PD në Kavajë/ Njëri nga autorët i shpallur në kërkim nga Italia për ‘vrasje’ (EMRI + FOTO)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura