FOTO/ Qëllohet me armë zjarri brenda zyrës elektorale të PD në Kavajë, plagoset 27 vjeçari. Policia: Identifikuam autorin! Ngjarja ndodhi për shkak të…

Apr 19, 2021 | 19:48
SHPËRNDAJE

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme në drejtim të zyrës elektorale të Partisë Demokratike në Kavajë.

jEVg1llV

Për pasojë, një person ka mbetur i plagosur. Shtetasi Bledar Okshtuni është qëlluar me armë zjarri në pjesën e këmbës.

Ai është dërguar në spital jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes për të kryer hetimet për rastin.

Policia thekson se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta ku ka mbetur i plagosur një 27 vjeçar.

Në deklaratë thuhet se autori i dyshuar është identifikuar dhe po punohet për arrestimin e tij.

2

Njoftimi: 

Plagosi me armë zjarri 27 vjeçarin, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar.

Vijon krehja e zonës për kapjen e tij.

Sot rreth orës 19:00, në lagjen nr.4, në Kavajë, shtetasi N. J., dyshohet se si pasojë e një konflikti për motive të dobëta, ka hyrë në ambientet e brendshme të një zyre elektorale të një subjekti politik dhe ka plagosur me armë zjarri pistoletë në këmbë shtetasin B. O., 27 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Durrësit, nën kujdesin e mjekëve.

Menjëherë forca të shumta Policie kanë shkuar në vendngjarje dhe vijon krehja e zonës si edhe janë ngritur pika kontrolli në hyrje -dalje të Qytetit për kapjen e autorit.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura