Qëlluan me armë te selia e PD në Kavajë/ Njëri nga autorët i shpallur në kërkim nga Italia për ‘vrasje’ (EMRI + FOTO)

Apr 19, 2021 | 20:11
SHPËRNDAJE

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në Kavajë, ku tre persona kanë hyrë në ambientet e selisë së PD-së dhe kanë plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasin Bledar Okshtuni.

Ndriçim Jonuzi Tahiri
Ndriçim Jonuzi Tahiri

Mësohet se autorët e ngjarjes janë: Ndriçim Jonuzi, Markel Shtylla– drejtori i Policisë Bashkiake dhe Dorian Troplini.

“Panorama” ka mësuar se Ndriçim Jonuzi ose Ndriçim Tahiri ka qenë person i shpallur në kërkim dhe është me precedent të theksuar kriminal në fushën e krimit kundër jetës në një nga vendet e BE-së.

Mësohet se në mars të vitit 2014 policia e Kavajës në bashkëpunim me Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, kanë bërë të mundur kapjen e një të kërkuari për vrasje në Torino, të Italisë.

Forcat e policisë e kanë mbajtur nën vëzhgim 36 vjeçarin Ndriçim Jonuz Tahiri, lindur e banues në Kavajë dhe e kanë ndjekur atë. Kur ka dalë nga xhamia ku po falej, agjentët e policisë i kanë hedhur prangat pa hasur në rezistencë.

“Ky shtetas ka qenë i kërkuar ndërkombëtar nga Interpol Roma  me datë 29 Maj 2007, të Gjykatës së Torinos në Itali, e cila e ka dënuar me 8 vjet burg për veprën penale të vrasjes“, ka njoftuar policia asokohe.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura