Emocione, spektakël dhe lot! Spanja ia del me penallti ndaj Zvicrës dhe marshon drejt gjysmëfinales së Europianit

Jul 2, 2021 | 20:45
SHPËRNDAJE

Emocione, spektakël dhe lot! “Ruleta ruse” e penalltive i buzëqesh Spanjës. Pas 120 minutave të mbyllura në barazimi 1-1, skuadra iberike e drejtuar nga Luis Enrike, arriti të triumfonte me 11-metërsha, 1-3, duke siguruar një biletë për në gjysmëfinalen e EURO 2020. 

ndeshja

FT: ZVICËR-SPANJË 1-1 (1-3 me penallti)

Shaqiri 68′ / Zakaria 8′ (autogol)

KOMENTI LIVE: 

PENALLTITË: 

9′ Gjuan Ojarzabaj- shënon dhe kualifikon Spanjën në gjysmëfinale! 

8′ Gjuan Vargas- jashtë kuadratit.

7′ Gjuan Moreno- shënon. 

6′ Gjuan Akanzhi- pret portieri Unai Simon.

5′ Gjuan Rodri- pret portieri Zomer. 

4′ Gjuan Shar- pret portieri Unai Simon.

3′ Gjuan Olmo- shënon. 

2′ Gjuan Gavranoviç- shënon.

1′ Gjuan Buskets – shtyllë. 

Mbyllen 120 minuta pa fitues! Tashmë është radha e penalltive! 

119′ Tjetër zëvendësim te Spanja, Pedri i lë vendin Rodrit.

113′ Zëvendësim te Spanja, Alkantara merr vendin e Pau Torres.

110′ Spanja përfiton nga superioriteti numerik në fushën e lojës, duke e shndërruar portën e Zomer, në një poligon me gjuajtje të njëpasnjëshme. Por fati është me helvetët në këto minuta.

105′ Përfundon shtesa e parë.

103′ Kësaj here ishte Ojarzabal që tentoi me të majtën, por u ndal mjaft bukur nga portieri i Zvicrës.

101′ Presion asfiksues i Spanjës, zviceranët janë mbyllur të gjithë mbrapa dhe kërkojnë të çojnë ndeshjen te penalltitë. Heroi i këtyre minutave është padyshim portieri Zomer, që i ka vendosur “kyçin” portës, duke bërë disa pritje spektakolare.

100′ Dy zëndësime të tjera te Zvicra. Largohen Vidmer dhe Zakaria, në vendin e tyre Mbabu dhe Shar.

95′ Përsëri rrezikshëm Spanja me Zhordi Albën, por tentativa e mbrojtësit të Barcelonës nga jashtë zonës, grushtohet nga Zomer në këndore.

92′ E pabesueshme çfarë humbet Zherard Moreno nga shumë pranë vijës fatale. Me fat zviceranët në këto minuta.

91′ Starton shtesa e parë. Zëvendësim te Spanja, largohet Ferran Torres në vend të tij Ojarzabal.

Mbyllen 90 minutat pa fitues, ndeshja shkon në shtesë, ku do të luhen 2 pjesë nga 15 minuta! 

90+2′ Zëvendësim edhe te Zvicra, largohet Zuber për Fasnaçt.

90+1′ Zëvendësim te Spanja, largohet Koke për Lorenten.

90′ Akordohen 4 minuta shtesë.

85′ Pavarësisht se me 10 lojtarë në fushë, Zvicra mbrohet mirë, duke mos lejuar hapësira.

81′ Zëvendësim te Zvicra, largohet Shaqiri, vendin e tij e merr Sou. Gjithashtu largohet edhe Seferoviç për Gavranoviç.

77′ Zvicra mbetet me 10 lojtarë, Frojler ndëshkohet me karton të kuq, për ndërhyrje të gabuar ndaj Morenos në mesfushë. Futbollisti i Atalantës “tradhton” helvetët.

75′ Spanja hidhet përpara në kërkim të golit të dytë por mbrohen mirë në këto minuta helvetët.

68′ GOOOOOL ZVICRA 1-1/ Xherdan Shaqiri vendos baraspeshën. Në festë zviceranët!  Pas asistit të Frojler nga e djathta, futbollisti me origjinë shqiptare, nuk ka falur në afërsi të pikës së penalltisë duke e dërguar topin në cepin e portës.

64′ Sërish Zvicra rrezikshëm me anë të Zuber, që regjistron goditjen e parë në kuadrat, tentativa e tij devijohet në këndore nga portieri Simon.

56′ Drithërima në portën e Spanjës, Zakaria i shkon shumë pranë golit të barazimit. Topi shkon ngjitur me shtyllën e portës së Unai Simon.

54′ Zëvendësim te Spanja, largohet Alvaro Morata, vendin e tij e merr Zherard Moreno.

52′ Shaqiri provon t’i surprizojë të gjithë me një harkim drejt e në portë nga këndi, por tentativa e tij shkon në rrjetën e jashme.

46′ Starton pjesa e dytë, Enrike kryen menjëherë zëvendësim. Largohet Sarabia, vendin e tij e merr Olmo.

Mbyllet pjesa e parë! 

45′ Akordohet 1 minutë shtesë.

35′ Helvetët shfaqen më kërkues në këto minuta, por gjithsesi mungojnë rastet flagrante në portën e gardianit Simon. Mbrohen mirë spanjollët.

30′ Zvicra fiton ndjeshëm terren, duke rrezikuar nga e majta, me Xherdan Shaqirin, por pa arritur të gjejë golin e barazimit.

23′ Zëvendësim te Zvicra, largohet Embolo i dëmtuar, vendin e tij e merr Ruben Vargas.

20′ Provon të kundërpërgjigjet Zvicra, me një goditje nga këndi, por harkimi i Shaqirit, largohet nga mbrojtësit e Spanjës.

17′ Pranë golit të dytë Spanja, me anë të Koke, që provon me një gjuajtje të rrezikshme nga goditja e dënimit, por tentativa e tij shkon ngjitur me traversën.

15′ Minuta mjaft të mira të spanjollëve që ushtrojnë presion të vazhdueshëm në zonën e zviceranëve, që hasin vështirësi në ndërtimin e aksioneve sulmuese.

8′ GOOOOL SPANJA 0-1/ Devijimi fatal i Zakarias, iberikët gjejnë rrugën e rrjetës. Pas një predhe të Zhordi Albës me të majtën nga jashtë zonës, topi u devijua me kembë nga Zakaria dhe përfundoi në rrjetës. 

5′ Minuta mjaft të luftuara në mesfushë, mungojnë rastet e rrezikshme.

2′ Shaqiri provon me një gjuajtje nga distanca, tentativa e tij devijohet dhe kontrollohet pa problem nga portieri Simon.

1′ Ka startuar sfida! Spanja luan topin e parë nga qendra.

FORMACIONET ZYRTARE

ZVICRA: Zomer, Vidmer, Elvedi, Akanji, Zakaria, Embolo, Frojler, Rodrigez, Zuber, Seferoviç, Shaqiri, Trajner: V.Petkoviç

SPANJA: Unai Simon, Aspilikueta, Pau Torres, Laporte, Alba, Buskets, Koke, Sarabia, Pedri, Ferran Torres, Morata, Trajner: L. Enrike

spanja zvicra

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura