Emigranti pickohet nga gjarpri teksa po kalonte kufirin në mënyrë të paligjshme, transportohet në spitalin e Korçës

Jul 17, 2023 | 11:32
SHPËRNDAJE

Një emigrant i paligjshëm është pickuar nga gjarpri teksa u përpoq të kalonte kufirin në Trestenik të Devollit.

gjarperi

Sipas policisë, ky shtetas ka qenë i shoqëruar edhe nga një shtetas tjetër emigrant i paligjshëm nga vendet e lindjes së mesme, të cilët kanë qenë duke kaluar kufirin.

Bëhet me dije se fillimisht emigranti ka marrë mjekim më spitalin e Bilishtit, më pas është transportuar në spitalin e Korçës.

Bluzat e bardha konfirmojnë për Panorama TV se ky shtetas është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa burime nga policia theksojnë se ky shtetas është një emigrant përsëritës.

I lënduari ka shkelur disa herë në tokën tonë dhe është kthyer mbrapsht, por kjo nuk e ka ndalur që ai të rikthehet përsëri për të provuar fatin drejt emigrimit në BE.

Rikujtojmë se Tresteniku është një nga zonat më të frekuentuara nga emigrantët si një nga pikat kyçe që ndjekin për të hyrë në vendin tonë, dhe më pas të kalojnë drejt vendeve të BE.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura