Emigrantët, Turqia merr 3 miliardë euro nga BE, negociata për vizat

Nov 29, 2015 | 22:19
SHPËRNDAJE

Pas shumë diskutimesh të gjata për çështjen e emigrantëve Bashkimi Europian i ka dhënë një ndihmë prej 3 miliardë eurosh Turqisë.

EU-Turkey Summit in BrusselsNë përfundim të marrëveshjes, kancelaria gjermane, Angela Merkel ka thënë se “është arritur një hap i ri përpara, por mbetet ende shumë për t’u bërë”.

Nga ana e tij, presidenti francez, Holande, ka deklaruar se marrëveshja me Turqinë “është në interes të të gjithëve”.

Zyrtarët turq kërkojnë në këmbim për të garantuar një kontroll të rreptë të kufijve lehtësimin e vizave për qytetarët e tyre për të hyrë në Europë.

Sipas mediave të huaja, negociatorët turq kanë kërkuar heqjen e vizave për qytetarët e tyre deri në tetor të vitit 2016.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura